Administrata publike nuk do të ketë shpërblim në festat e fundvitit. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Përjashtim nga ky vendim bëjnë punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
“Masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore”, thuhet në VKM.