• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Do t’ju vr*s, çfarë i keni bërë djalit tim?’, babai thyen kompjuterin dhe kërcënon drejtoreshën në Tiranë

18:47 : 19/12/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Ai u kthye me fytyrë të nxirë në shtëpi. Si përherë prindërit e çojnë në kopsht, ndërsa të motrën në shkollë. Motër e vëlla janë të mitur dhe nën moshë.

Por fëmija, krejtësisht i ndryshuar dhe me shenja në fytyrë, nuk jep shpjegim se kush e qëlloi dhe çfarë i ndodhi. I nxehur, i ati  merr çelësat e makinës, hyn në kopshtin privat që gjendet në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë dhe kërcënon: “Do t’ju vras, çfarë i keni bërë djalit tim?”.

Rasti i proceduar nga komisariati numër 3 në kryeqytet, iu tregua bazuar në dëshminë e prindërve të fëmijës nga njëra anë dhe të pronares së kopshtit, e cila këmbëngul se askush nuk ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së vogël.

Por fëmija ka fytyrën të nxirë dhe po ashtu pjesën e ballit, deklaron i ati  me inicialet Z.G., që u denoncua nga  drejtoresha e kopshtit. Por edhe babai ka denoncuar drejtoreshën K.Z., një grua, që për të vërtetuar se stafi i saj është i kujdesshëm me fëmijët që mban, kur prindërit janë në shkollë, ka bërë një video, ku shfaqet i mituri duke goditur murin me kokë.

Ky skandal që i ndodhur në një kopsht privat u zbulua si fillim nga burri, baba i dy fëmijëve, që kërkoi hetim pranë policisë, thanë burimer, me dyshimin se kujdestaret ku ata paguanin për mbajtjen e fëmijëve, i rrahin të miturit.

Lexo edhe:

No Content Available

“Nga pamjet që kam parë, jam i bindur që fëmijët e mi keqtrajtohen nga punonjëset e kopshtit privat që ndodhet në rrugën “Siri Kodra”. Kjo ka dy muaj që po ndodh dhe kujdestaret u justifikuan se fëmijët rrihen me njëri-tjetrin”, – denoncon 43-vjeçari pranë policisë numër 3 në kryeqytet.

Burimet e policisë, thanë , se kanë shkuar menjëherë në kopshtin në fjalë, ku dhe kanë marrë kontakt me pronarët dhe administratorët e këtij biznesi për fëmijë. Drejtoresha ka habitur policinë, duke dëshmuar se prej muajsh, ajo i bënte video fëmijës së gjinisë mashkull kur qëllonte murin me kokë dhe rëndohej duke dëmtuar veten.

“Këto video, ia nisja përherë të ëmës së djalit për t’i treguar dhe vërtetuar se filmimet me celular që i bëja djalit të saj, tregojnë që ai nuk rrihej nga askush, por dëmtohej me dëshirë”.

Të habitur, punonjësit e policisë nuk kanë mundur të marrin një shpjegim se përse kujdestaret nuk ndërhyjnë gjatë këtyre veprimeve, por zonja e denoncuar nga babai i fëmijës, vijon të rrëfejë.

“Zotëria vjen dhe na kërkon llogari kush e keqtrajton djalin, por ai ka qëlluar kokën. Fëmijët, sipas këqyrjeve të policisë mbahen në këtë kopsht prej vitit 2019, ndërkohë që dhuna e pashpjegueshme ndaj të miturit, dyshohet se ka ndodhur gjatë muajve të fundit. Në këtë pikë, drejtoresha e denoncuar, sipas burimeve pranë policisë, iu ka vënë oficerëve kamerat e sigurisë, që sipas saj vërtetojnë se si babai i fëmijëve hyri në kopsht dhe kërkoi llogari për dy të miturit.

Ky shtetas, duke iu referuar denoncimit të gruas, i drejtohet asaj me frazën: “Do vras fëmijët e tu dhe burrin“. Ndërkohë që shtetasi Z.G., këmbëngul se kanosja ndaj administratores së kopshtit ndodhi pasi pa fëmijën të gjakosur dhe me fytyrë të nxirë.

Policia që ka kërkuar sekuestrim të kamerave të sigurisë, deklaron se do pyesë në prani të një psikologu fëmijën, sipas taktikave që zbulojnë se çfarë ka ndodhur realisht në kopshtin, ku drejtoresha dhe kujdestaret janë vendosur nën hetim nga komisariati numër tre.

Por burimet, shtojnë se policia vendosi nën procedim pas denoncimit edhe 43- vjeçarin, i cili pranon se i kanosi punonjëset e kopshtit në kryeqytet.

Në procesverbal, shkruhet: “Ky shtetas shfaqet i nervozuar, duke rrëzuar kompjuterin në tokë dhe se rezulton se në dyshemenë e kopshtit gjendet një kompjuter i rrëzuar”.

Policia, pasi ka këqyrur pamjet paraprake të filmuara me celular nga edukatoret, përshkruan se në këto episode, duket fëmija duke u shtrirë përtokë, që përplas karriget në tokë dhe qan dhe më pas dëgjohet zëri i edukatores që thotë: ‘Çohu zemër’”.

Policia thotë se do ta hetojë këtë ngjarje për secilin nga palët e dyshuara, duke nisur nga keqtrajtim i të miturve dhe kanosje për shkak të detyrës nga ana e babait që nuk është vetëpërmbajtur, por e ka thënë fjalën e tij.

“Këto veprime i kreva për tim bir”, – deklaron 43-vjeçari, i cili pranon të hetohet, por me kushtin që t’i gjejnë dhe zbulojnë të vërtetën se cila nga edukatoret ia ka dhunuar të birin./ Gazeta “Si”

Etiketa: kercenin vras tirane boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Tirana-Teuta, publikohen formacionet zyrtare të supersfidës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com