Lulzim Basha deklaroi këtë të Enjte në emisionin “Open” se s’ka gjykatës në botë të legjitimojë Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe vendimet që u morën prej tij.
“A ka gjykatës në botë që të konsiderojë ti shkojë në mendje të legjitimoje diçka të tillë? Nesër shkon Tom Doshi mbledh 15 mijë veta, ndërron vulën dhe thotë jam unë PD. Çështja është e zgjidhur. Në këtë moment, pasi kryetari i partisë për interesin e demokratëve e ka pezulluar, (Berisha) kërkon ti tollovisë dhe ta marrë partinë peng. Ju thashë që në 11 dhjetor s’do ndodhë asgjë, asgjë s’ndodhi. Asgjë s’ka për të ndodhur me këtë lëvizje të lindur për hallin personal të PD, është e destinuar të shuhet”, tha Basha.