Xhoni i “Love Story” ishte i ftuar në “Shije Shtëpie” ku tregoi se për dashurinë ka bërë dhe çmenduri.
Pjesë nga biseda:
Katerina Trungu: Më thuaj një nga gjërat më ekstreme që ti ke bërë në të kaluarën për dashurinë, që mund të më tregojë një profil të Xhonit si partner ose përshkruaj veten nëse nuk ke diçka.
Xhoni Pojani: Shiko, e thënë ndryshe, jeta ime ka qenë shumë rrëmujë, në çdo aspekt. Por kam pasur babin dhe mamin që janë të dashuruar vërtet, mami atëherë ka qenë shumë e vogël, babi e ka pasur situatën shumë keq, por unë nga ata të dy e kam marrë vesh çdo të thotë dashuri. Për atë gjë unë luftoj sot, gjithmonë rrezikoj dhe hyj prapë brenda për ta kapur ose gjetur. Në fund fare, është lojë, do ndodhë ose jo. Të dal te pjesa e pyetjes. Kam ndenjur tre ditë jashtë para një dere dhe kam pritur të dalë nga shtëpia se kam qenë i çmendur fare pas saj. Unë kur dashurohem me dikë, bëj gjëra që nuk i kuptoj as vetë ndonjëherë.
Katerina Trungu: Uau!
Xhoni Pojani: Tani “uau”, po atëherë s’ka qenë “uau” se binte edhe shi, nuk ka qenë situatë e bukur.
Katerina Trungu: Ajo nuk u pajtua me ty, pas tre ditëve?
Xhoni Pojani: Jo, iku.