• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bujqësia e varur nga tekat e klimës, përmbytjet rrënuan 1000 hektarë tokë të mbjella, nga të cilat 25 ha ishin sera

08:15 : 14/12/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Të paktën 1000 hektarë tokë bujqësore nga të cilat 25 hektarë sera janë përmbytur gjatë reshjeve të fundit nga dalja e lumenjve nga shtrati në Jug të vendit, tha Ministria e Bujqësisë. Dëmet më të mëdha u krijuan në njësinë administrative të Kutallisë në Berat një nga zonat më prodhuese në vend me bujqësi intensive.

Gentian Ziu një fermer aktiv në zonë, i cili prej vitesh kultivon mbi 1 hektarë serë tha se pas humbjeve të mëdha që përjetuan fermerët nga mbjelljet e dyta, reshjet erdhën si mallkim. Ujërat që kanë vërshuar në tokat arë dhe në sera dëmtuan rëndë te mbjellat që gjetën, por ndërkohë e kanë bërë tokën të papunueshme për së paku deri në mars. Llumi që lanë përmbytjet e dëmton rëndë tokën. Shpesh ato sjellin materiale dhe lëndë ndotëse, por më e keqja është se tani fermerët që kishin sera nuk mund të mbjellin.

“Tani është sezoni i mbjelljes për prodhimit e pranverës ose siç quhen ndryshe nga fermerët janë mbjelljet e para. Ky është sezoni që siguron edhe fitimet më të larta për fermerët. Tani që serat u përmbyten mbjellja mund të vonohet deri në pranverë. Kështu fermerët po përballen me humbje të larta për dy sezone rresht” tha fermeri Gentian Ziu nga Kutallia e Beratit.

Përveç dëmeve në sera përmbytjet dëmtuan dhjetëra hektarë tokë në me grurë të mbjella në fushë, të cilat po kalben poshtë ujit dhe llumit që krijoi përmbytja.

Gjatë dekadës së fundit përmbytjet në Jug të vendit janë shtuar, për shkak se në sezone të reshjeve lumenjtë, kryesisht Vjosa del nga shtrati duke përmbytur tokat rreth saj. Ministrja e Bujqësisë gjatë një vizitë në terren tha se, dëmi nga përmbytjet e fundit do të ishte më i madh nëse nuk do të ishin bërë investimet në argjinaturën e Vjosës.

Lexo edhe:

AgroBlend mashtron fermerët me plehrat kimikë, tregton ure të falsifikuar ose tjetërsuar

Përmbytjet “zhysin” bujqësinë, bien eksportet e perimeve dhe frutave

Drejtoria e Bujqësisë në Qarkun e Beratit ka ngritur një komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet i cili doli dje në terren.

Klima e biznesit në linjën prodhuese të bujqësisë është përkeqësuar vitet e fundit prej rritjes së kostove që po vijnë nga çmimet e larta të plehrave dhe pesticideve dhe nga ana tjetër dëmtimeve që kanë pësuar nga fara e keqe e mbjelljeve të dyta dhe mungesa e subvencioneve.

Historikisht bizneset bujqësore, sidomos fermat prodhuese, kanë vuajtur nga norma të ulëta të fitimit, por së fundmi rritja e kostove të lëndëve të para dhe mungesa e tregut po lë pa mbjellë qindra hektarë tokë për sezonin tjetër. Në zonat e Fierit dhe Lushnjës, këtë vit, ureja shitet 120% më shtrenjtë dhe nitrati gati 250% më shumë se vitin e kaluar.

Gjithashtu janë rritur kostot për të gjitha helmet dhe pesticidet e tjera, plastmasën dhe hekurin e serrave. Fermeri Ziu tha se kosto e prodhimit të një kilogrami domate tani ka arritur në 330-350 lekë, në varësi të kulturës dhe farës, nga rreth 290 lekë ose 30 lekë vitin e kaluar. Ndërkohë çmimet e shitjes kanë rënë ndjeshëm poshtë kostos.

Plehrat kimike dhe pesticidet, përveçse tregtohen me çmime shumë të larta për buxhetin e fermerëve, nuk janë as cilësore.

/Monitor.al/

Etiketa: Bujqesipermbytje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

AgroBlend mashtron fermerët me plehrat kimikë, tregton ure të falsifikuar ose tjetërsuar

16:00 : 28/05/2026
AKTUALITET

Përmbytjet “zhysin” bujqësinë, bien eksportet e perimeve dhe frutave

19:02 : 19/05/2026
AKTUALITET

Tokë pa tituj të qartë, treg i hapur për kapitalin e huaj

16:26 : 19/05/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Moti i keq/ IGJEO paralajmëron rrezik për përmbytje në këto zona

15:50 : 16/05/2026
AKTUALITET

Katër muaj pas përmbytjeve, Bashkia ende pa dëmshpërblime për banorët e Durrësit

10:51 : 11/05/2026
AKTUALITET

Afera e hidrovorit që përmbyti Durrësin/ Pikëpyetjet mbi tenderin e ‘INVICTUS’, ‘ANGERBA’ dhe ‘TOWER’”

20:31 : 07/05/2026
Para

"Nuk je burrë"/ Donald Veshaj debaton ashpër me Arjola Demirin: Hajde të ta tregoj sa burrë jam

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom