Kreu i PD, Lulzim Basha në një konferencë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, njohu gazetarët dhe publikun me vendimet e marrra dhe me propozimët që do t’i bëhen nesër kryesisë.
Një nga pikat kryesore ëhstë shkarkimi i edi Palokës dhe i disa anëtarëve të Këshillit Kombëtar të cilët morën pjesë në Kuvendin e ditës së sotme.
Pjesë nga deklarata e Bashës:
Në përgjigje të fallsfikimeve, shpërdorimit të funksioneve, simboleve, dhe në kundërshtim me urdhrat dhe vendimet zyrtare të organeve të Partisë, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur:
Thirrjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar nesër, e diel, më 12 dhjetor ora 15:00, pra ora 3 pasdite me këtë rend dite:
1.Diskutimi dhe miratimi i një Rezolute lidhur me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga veprimtaria antistatutore që dëmton rëndë interesat politike dhe elektorale të PD.
2. Miratimin e propozimit të Kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe disa anëtarëve të Kryesisë për shkelje të rënda të Statutit të PD dhe vendimit të Kryesisë të datës 15 Nëntor.
Kryesia vendosi gjithashtu shkarkimin nga detyra të disa kryetarëve të degëve.
Kryesia ngarkoi Sekretariatin ekzekutiv të ndjekë të gjithë hapat për të vënë para përgjegjësisë ligjore dhe penale të gjithë personat përgjegjës për fallsfikimin dhe shpërdorimin e simboleve të institucioneve të Partisë Demokratike. Nesër, me atributet e mia si kryetar i Partisë Demokratike do t’i njoftoj Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike edhe vendimet e mia sa i takon disa funksioneve të tjera të shpërdoruara në këtë proces që kanë të bëjnë me drejtimit politik të Partisë dhe drejtimin parlamentar të Partisë.
Siguroj sot, sigurojmë gjithë së bashku si Kryesi të gjithë demokratët se institucionet e Partisë Demokraike, duke nisur nga Këshilli Kombëtar, Kryesia dhe Kryetari vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, në përmbushje të përgjegjësive statutore dhe në shërbim demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve.