Një 27-vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:20 në Piazza dei Cinquecento në Romë, pranë stacionit Termini.
Bëhet fjalë për një afrikano-verior, trupi i pajetë i të cilit nuk kishte shenja dhunë në trup dhe dyshohet se shkak i vdekjes dyshohet se ka qenë i ftohti që ka përfshirë ditët e fundit kryeqytetin italian.
Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që viktima të ketë vuajtur nga ndonjë sëmundje. Trupi i tij i pajetë u vu re nga një kalimtar në rrugë.
Si çdo vit me uljen e temperaturave, fillon numërimi dramatik i vdekjeve të atyre që sipas dëshirës apo nevojës, gjenden në rrugë.
Vdekja e djeshme jashtë stacionit kryesor në Romë është vdekja e dytë në pak më pak se 10 ditë, e cila i shtohet vdekjes së një burri tjetër që u gjet i vdekur në një makinë të parkuar në Piazza Giovanni da Lucca më 1 dhjetor.