• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dominoja e fundit

10:32 : 08/12/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Shqipëria ndër shumë karakteristika të tjera të mëvetshme ose tipare dalluese edhe mes vendeve të ish-Lindjes komuniste, ka dhe faktin që që i vetmi vend totalitar, që ndoqi besnikërisht shembullin e Bashkimit Sovjetik nën Stalinin. Pra, ndryshe nga sistemi i autoritarizmit polak, post-totalitarizmit çekosllovak apo komunizmit të decentralizuar jugosllav apo qoftë dhe modelit totalitaro-sulltanistik të Çausheskut në Rumani, Shqipëria ka pasur karakteristika të një sistemi totalitar të mirëfilltë.

Kjo si pasojë ka lënë mbrapa një kulturë politike të shkatërruar qysh në gjenezë dhe kjo mangësi thelbësore na ka shoqëruar në tranzicionin e pambarimtë sot e kësaj dite. Modeli i Shqipërisë totalitare, vazhdoi edhe pas ndryshimit të regjimit në BS dhe denoncimeve të Hrushovit për krimet Staliniste. Falë këtij modeli dhe të paktën pjesërisht bazuar në kokëfortësinë ideologjike, ka qenë dhe ecja në shtigje të pashkelura pas prishjes përfundimtare me Kinën si spiranca e fundit që na kishte ngelur. Kjo gjë solli mandej një ekonomi plani të centralizuar plotësisht që kulminoi me tufëzimin famëkeq, një model absolut autarkik të ngjashëm me Korenë e Veriut sot dhe të falimentuar.

Aq i madh qe frymëzimi nga modeli stalinist sa emrat e qyteteve Stalin, e monumenteve, shkollave, rrugëve dhe institucioneve publike apo fabrikave Stalin qëndruan të tilla edhe pas vdekjes së liderit sovjetik. Hoxha mbrojti kultin e Stalinit si një mënyrë për të mbrojtur veten kundër revizionistëve siç i quante, të cilët mund t’i kërcënonin pushtetin. Ka shumë ngjashmëri mes të dyve dhe më tepër nga dëshira e diktatorit shqiptar për t’a imituar Stalinin deri në detaje. Tiparet identifikuese të Stalinizmit apo totalitarizmit shqiptar varionin nga kolektivizimi i dhunshëm i kryer qysh në fundvitet 40-të, deri te tufëzimi i vonë i viteve 80-të. Demagogjia dhe propaganda bajate e regjimit të fortifikuar dhe autarkik arriti të prodhonte deri dhe marrëzira të tipit “do të hamë edhe bar dhe nuk u përkulemi armiqve të brendshëm dhe të jashtëm”. Absurdi mori përmasa irracionale kur shkoi nga “gulagët” e stilit shqiptar me kampe internimi të tmerrshme si Selenicë, Tepelenë deri te burgje famëkeqe si Spaçi dhe Burreli.

Ka ende mjaft diskutime mes historianëve, politologëve dhe studjuesve të tjerë, vendas dhe të huaj pse Shqipëria zgjodhi të ecte nëpër “shtigje të pashkelura” dhe pse përqafoi një model ekstrem të totalitarizmit, në vend që të lejonte forma të pluralizmit kulturor të tilla si muzika apo letërsia underground (samizdat) e vendeve të Europës Qëndrore apo forma të lehta të mendimit alternativ ekonomik si Jugosllavia e Titos.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Apo qoftë dhe hapje të pjesshme me Perëndimin, të paktën në terma ekonomikë dhe tregtarë si Rumani e Çausheskut. Arsyetimet variojnë nga faktorët e brendshëm si për shembull mbijetesa politike e Hoxhës apo indoktrinimi i ngurtë ideologjik i ofiqarëve të lartë të partisë, deri te faktorët dhe rrethanat gjeopolitike që prodhuan realitete kokëforta si përplasjet Bashkim Sovjetik-Jugosllavi, apo përafrimi i Kinës me SHBA përgjatë qeverisjes së Niksonit. Gjithashtu ndikimi në kohë të caktuara të marrëdhënieve të ngushta fillimisht me Jugosllavinë e Titos, mandej me Bashkimin Sovjetik të Stalinit duke përfunduar me Maoizmin e Kinës, bën që modele të caktuara si stalinizmi apo revolucioni kulturor të replikoheshin pa kurrfarë filtri në Shqipërinë e Enver Hoxhës.

Bash për këtë arsye, Shqipëria ishte e fundit ndër dominotë e ish-Lindjes komuniste që nisi të rrokullisej. Kjo u bë e mundur falë demonstratave të studentëve që nisën ciklin e ndryshimit.

Ndaj ne sot përkujtojmë Lëvizjen Studentore të 8 dhjetorit, një lëvizje që ngjalli shpresën dhe frymëzoi ndryshimin e madh, kalimin nga regjimi monist në një sistem të pluralizmit politik dhe kalimin nga ekonomia e planit (e centralizuar) ne një ekonomi të tregut të lirë. Natyrisht paralelisht më këtë u kalua nga regjimi i një shteti policor në atë të një shteti të së drejtës ose të paktën hymë në tranzicionin e pambarimtë që kishte si pikësynim përfundimtar kalimin në këtë rend të ri të demokracisë së konsoliduar.

Leksionit e 8 dhjetorit duhet të jenë këmbana të forta për ndryshim edhe sot dhe gjithë ditën. Për materializimin e tyre duhet të punojmë më fort, të ecim më shpejt, dhe të arrijmë të përfundojmë kapitullin e dhimbshëm, të gjatë dhe të lodhshëm të tranzicionit.

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

Kapet me 20 kg 'bar' në “Audi”, arrestohet i riu /Pamjet

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com