• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bashkimi i KESH me OSHEE, po vlerësohen mundësitë

08:12 : 07/12/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Kriza energjetike vuri në pikëpyetje këta muaj mënyrën sesi menaxhohen burimet hidrike dhe ruajtjen e interesit publik dhe ekonomik në zinxhirin e kompanive, që janë pjesë e sektorit, çfarë ka sjellë në vëmendje mundësinë e ristrukturimit.

Teza që u përfol vetëm disa vite më parë dhe u la sërish në harresë, për bashkimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) është rikthyer në diskutim. Vetëm pak ditë më parë një konfirmim të tillë e ka dhënë edhe kreu i qeverisë, Edi Rama, në një dalje të tij në media.

Burime zyrtare konfirmuan se shtysë për këtë është situata e krijuar me energjinë, e cila ka bërë që të shihen alternativat dhe logjika ekonomike e strukturës aktuale që kanë kompanitë.

Kjo lidhet me faktin që sot gjenerimi që është KESH dhe OSHEE, e cila ka shpërndarjen, funksionojnë të ndara dhe interesi i kompanive është ai individual i secilës. Pasi KESH përmbush detyrimin që ka ndaj OSHEE për sasinë e energjisë për konsumatorët fundorë është i lirë të shesë në tregun e lirë me çmimet që vendosen nga kërkesë-oferta.

OSHEE mbulimin e humbjeve detyrohet që ta blejë po nga ky treg i lirë tek furnizuesit privatë. Jo në pak raste është nënvizuar se të vetmit të fituar në këtë cikël janë furnizuesit privatë, të cilët në disa raste blejnë lirë nga KESH dhe shesin shtrenjt tek OSHEE.

Lexo edhe:

Çmenduria e TEC-eve në Vlorë/ Kur bota paguante 118€, Shqipëria pagoi 685€ për një megavat orë energji

Banorët e fshatit Dritas në Tiranë tre ditë pa energji: OSHEE na lë në terr!

Bashkimi i prodhimit dhe shpërndarjes në një të vetme duke optimizuar mënyrën sesi përdoren burimet hidrike shihet në kushtet aktuale si e vetmja mënyrë që do të sillte përfitim për kompanitë publike pasi duke qenë nën një çadër interesi do të ishte i përbashkët. Por teksa në teori kjo alternativë shihet si zgjidhja ideale, në praktikë nuk do të jetë edhe aq e thjeshtë pasi vetë OSHEE i është nënshtruar një procesi të gjatë ndarjeje duke krijuar kështu tre kompani të tjera nën vete.

Do të duhet të dizenjohet mënyra mund të bëhet shkrirja mes KESH dhe OSHEE duke mos cenuar ecurinë e deri më tanishme të ndarjes që është vlerësuar së fundmi edhe nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.

Aktualisht një formë “bashkimi” hibrid i detyruar po funksionon edhe tani në kushtet e gjendjes së emergjencës për furnizimin me energji e cila bashkon të tre operatorët rreth interesit të përbashkët të sigurimit të energjisë elektrike për vendin. Të tria kompanitë kanë pezulluar investimet me përjashtim të atyre urgjente.

/Monitor.al/

Etiketa: KESHoshee

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çmenduria e TEC-eve në Vlorë/ Kur bota paguante 118€, Shqipëria pagoi 685€ për një megavat orë energji

22:31 : 12/09/2025
AKTUALITET

Banorët e fshatit Dritas në Tiranë tre ditë pa energji: OSHEE na lë në terr!

20:50 : 01/09/2025
AKTUALITET

KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025! A ka përgjegjësi Erald Elezi?

15:01 : 21/07/2025
AKTUALITET

Linja e tensionit të lartë i rrezikonte banesën, OSHEE i injoron dhjetëra kërkesa qytetarit

20:56 : 18/07/2025
AKTUALITET

Thellohen më tej borxhet e ujësjellësve ndaj OSSHE, arrijnë 330 mln euro

08:19 : 17/07/2025
AKTUALITET

Pse OSHEE nuk i kthen pergjigje KPA-së për kontratat e prokurorit Genci Mane?

17:49 : 14/07/2025
Para

Rama njofton konkurs me tre çmime në FB, por e fshin postimin në pak minuta

TË GJITHA

“Nuk do të shkarkohet, të dalë e vërteta”/ Si Rama ndryshoi qëndrim pas 7 muajsh për Veliajn

20:34 : 19/09/2025

Shefi i OpenAI: Inteligjenca artificiale do të “zhdukë” disa profesione, por do të krijojë edhe të reja

20:30 : 19/09/2025

Motivet pas ekzekutimit të Charlie Kirk, çfarë dihet deri më tani

20:23 : 19/09/2025

“Rama e eliminoi Veliajn politikisht”, Bushati: Nisma për shkarkim nga këshilltarët, ‘legenllëk’!

20:17 : 19/09/2025

Tirana udhëton në Rrogozhinë, katër mungesa të sigurta përballë Egnatias

20:00 : 19/09/2025

“Rama po përdor myslimanët shqiptarë”/ Lubonja: Muzeu i artit islam, “qokë” për heshtjen ndaj Gazës

19:58 : 19/09/2025

EMRI-FOTO/ Shqiptari i arratisur nga burgu grabit dhe plagos ukrainasen në Greqi

19:49 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com