Romanca e këngëtares Beatrix Ramosaj dhe aktorit të humorit Donald Veshaj, për nga zhurma e madhe që ka krijuar në publik, është konsideruar si telenovelë e vërtetë, pasi të gjithë janë në një mendje se Donaldi ka tradhtuar në mënyrë spektakolare Bora Zemanin.
Një muaj që nga nata kur drejtuesja e emisionit “Përputhen” hyri në “Big Brother” të takonte shoqen e saj të ngushtë, Semin, por doli duke u puthur në buzë me ish-in e saj, Donaldin, ky i fundit ka ndryshuar komplet rrjedhën e ngjarjes, duke krijuar një trekëndësh dashurie, hapur në ekran.
Tashmë jo vetëm që është puthur me Beatrixin, por shprehet i bindur se po bën hapin e duhur dhe se ka gjetur tipin e vajzës së mirë për lidhje, dhe madje është çuditur që e gjeti pikërisht në atë shtëpi.
NËNA E DONALDIT, ME POROSI PËR DJALIN PASI E PA AFËR BEATRIXIT: DËGJO ZEMRËN DHE VEPRO!
Le t’i kthehemi historisë së Donaldit me Bora Zemanin dhe çfarë ndodhi që ata u ndanë pas një historie më shumë se dyvjeçare. Siç e ka treguar edhe vetë Donaldi, ajo lidhje u bë toksike për shkak të sherreve dhe xhelozive që kishin si çift, dhe një natë prej netësh ai u largua nga shtëpia ku bashkëjetonin në Tiranë.
Burime për “Panorama Plus” treguan se kundër lidhjes së tij me Bora Zemanin ka qenë edhe nëna e tij, e cila e shihte si një marrëdhënie të tensionuar që nuk do t’i çonte askund. Kjo ishte dhe arsyeja që pas afrimitetit që ai krijoi me Beatrixin, nëna dhe babai i tij hynë në shtëpinë e “Big Brother” jo vetëm për të suprizuar djalin e tyre, por sidomos për t’i dhënë një mesazh aprovimi për njohjen e re.
Pas 50 ditësh qëndrim brenda shtëpisë, vëllai i tij binjak, Romeo, i kishte shkruar letër, ndërsa i shkuan për ta takuar prindërit e tij. Të tre të ulur në oborr, nëna i dha një mesazh atij, pikërisht për çështjet e zemrës, duke shprehur kështu hapur qëndrimin e saj kundër lidhjes së të birit me Borën. Nëna e Donaldit i kërkoi atij të veprojë me zemër ashtu si ai vepron jashtë.
“Dëgjo zemrën tënde dhe vepro si jashtë sikur vetvetja jote”, i tha ajo. Dhe gjithçka u kuptua qartë. Donaldi u përlot shumë, pasi ishte nata e tij me surprizat e njëpasnjëshme që i bënë. Po ashtu ka reaguar edhe Antigona Ramosaj, nëna e këngëtares Beatrix, e detyruar pas kritikave që po i bëhen vajzës së saj për shkak të afërsisë dhe puthjeve që po shkëmben me aktorin Donald Veshaj.
Marrë nga: PanoramaPlus