• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Alarm i kuq për Omicron”, mjeku shqiptar në Gjermani: Shqipëria të marrë masa

20:11 : 03/12/2021
në AKTUALITET, SHENDETI

Mjeku Drilon Çupi, specialist i mjekësisë interne dhe urgjencës në Gjermani ka prezantuar në Radarin Informativ rezultatet paraprake të një studimi të kryer në lidhje me variantin e ri të COVID, Omicron. Çupi u shpreh se ky variant ishte i pritshëm të vinte pasi në pandemi çdo 6 muaj shfaqen variante të reja por shtoi se kjo ka sjellë shqetësim veçanërisht në Afrikën e Jugut e cila po bëhet shesh betejë e varianteve ku është aktiv edhe Beta, i cili nuk është shfaqur më në Europë në muajt e fundit.

“Gjermania është shembull praktik për vaksinimin. Duke parë numrin e rasteve të reja dhe krahasimin mes landeve kanë një dallim në lidhjet me ritmet e vaksinimit. Njerëzit janë më skeptikë në disa lande. Kjo tregon edhe sot numrat ku zonat ku ka pak vaksinime ka më shumë të infektuar. Omicron është një variant apo mutacion tjetër që ishte i pritshëm që do vinte pasi në pandemi çdo 6 muaj vjen një mutacion i ri. Kjo sjell shqetësim sidomos në Afrikën e Jugut. Afrika e Jugut po bëhet edhe një shesh betejë e varianteve të Sars Covd 2 ku kemi edhe variantin Beta që në Europë nuk e kemi pasur këtë kohë. Të hënën në Afrikën e Jugut ka pasur 2 mijë raste ditore. Nuk është e vërtetuar që të gjitha rastet janë me variantin Omicron por transmetueshmëria e këtij virusi është shumë më e lartë se Beta. E dyta është rritja e pozitivitetit.

Pozitiviteti i testit është shumë shqetësues. Rritjen e pozitivitetit e bën varianti Omicron. Së treti janë riinfektimet. Ky variant akoma nuk ka shkuar te grupi i riskut. Sepse në Afrikë ky grup është shumë më pak se Europa. OBSH e ka renditur këtë variant me llambë të kuqe”, tha mjeku. Ai theksoi se janë 23 vende që kanë raportuar raste të reja me Omicron dhe asnjëri prej tyre nuk është rast i shtruar në spital për shkak se janë të gjithë individë që nuk i përkasin grupit të riskut dhe kanë qenë në marrëdhënie pune me vendet e Afrikës së Jugut. Janë 23 vende që kanë raportuar raste me Omicron dhe asnjë rast nuk është në hospitalizim. Pothuajse janë të gjithë individë që mund të kenë qenë me marrëdhënie pune në Afrikën e Jugut, por kanë qenë persona që nuk futen në grupin e riskut. Omicron ka përqindjen më të lartë të riinfektimeve”, u shpreh ai.

Mjeku u shpreh optimist sa i përket vaksinave duke theksuar se ato mund të modifikohen ndaj varianteve të reja.

“Kemi dy vite tashmë eksperiencë me pandemisë dhe disa vaksina që mund të modifikohen edhe ndaj varianteve të reja. Edhe shpikësi i Pfizer-Biontech ka deklaruar që për tre muaj vaksina mund të modifikohet kundër atij varianti. Në Gjermani kemi një sistem që edhe për popullatën është bërë i njohur për ndarjen në të testuar, vaksinuar dhe të shëruar. Ky është një sistem ku operojnë autoritetet. Në vendet publike do hyjë sistemi për të vaksinuarit dhe të shëruarit”, deklaroi mjeku.

Lexo edhe:

Mbi 20 kryetarë të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

Krizë te Italia, Spalletti mendon dorëheqjen! Claudio Ranieri në garë për stolin e të ‘kaltërve’

Në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë, Çupi tha se masat duhet marrë tani dhe jo pasi të nisë rritja e rasteve.

“Në rast se kemi rritje të madhe të rasteve mund të jetë e nevojshme të hyjë në funksion sistemi për të treja kriteret. Duhen marrë masa tani dhe jo kur të shohim rritje të madhe të rasteve. Me afrimin e festave të fundvitit nëse do isha pjesë e autoritetit të strategjisë së vendit, do e merrja seriozisht variantin e ri. Duhet që në ambientet e mbyllura maskat të jenë me detyrim. Mendoj që nuk është vetëm ora policore. Jam për mbajtjen e maskës me detyrim në ambientet e brendshme. Sa i takon vaksinës, ajo funksionon. Për identifikimin e variantit të ri duhen dy javë. Ka një ulje nga 5 deri 10 % të efektshmërisë së vaksinave. E rëndësishme është që vaksina mbron. Se kur do dalim nga pandemia këtë e tregojnë shifrat. Për të arritur shifrën 80-85% të vaksinimit të plotë, jemi shumë larg”, deklaroi Çupi.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbi 20 kryetarë të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

11:20 : 08/06/2025
SPORT

Krizë te Italia, Spalletti mendon dorëheqjen! Claudio Ranieri në garë për stolin e të ‘kaltërve’

11:13 : 08/06/2025
AKTUALITET

Nën masa të forta sigurie, ekipi serb largohet nga Tirana drejt Beogradit

10:59 : 08/06/2025
AKTUALITET

I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

10:55 : 08/06/2025
SHOW BIZ

I kishte mbaruar afati i vizës, ndalohet në SHBA ylli i TikTok Khaby Lame

10:50 : 08/06/2025
BOTA

Trump angazhon Gardën Kombëtare pas protestave kundër dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm

10:42 : 08/06/2025
Para
Bayern Munich's Polish forward Robert Lewandowski (5L) celebrates after scoring a goal with teammates as Dortmund's Belgian midfielder Thomas Meunier (R) walks past during the German first division Bundesliga football match between BVB Borussia Dortmund and FC Bayern Munich at the Signal Iduna Park Stadium in Dortmund, western Germany, on November 7, 2020. (Photo by Martin Meissner / POOL / AFP) / DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO (Photo by MARTIN MEISSNER/POOL/AFP via Getty Images)

Kërkohet nga Real Madrid, anësori i Bayern Munich mes rinovimit dhe lamtumirës

TË GJITHA

Mbi 20 kryetarë të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

11:20 : 08/06/2025

Krizë te Italia, Spalletti mendon dorëheqjen! Claudio Ranieri në garë për stolin e të ‘kaltërve’

11:13 : 08/06/2025

Nën masa të forta sigurie, ekipi serb largohet nga Tirana drejt Beogradit

10:59 : 08/06/2025

I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

10:55 : 08/06/2025

I kishte mbaruar afati i vizës, ndalohet në SHBA ylli i TikTok Khaby Lame

10:50 : 08/06/2025

Trump angazhon Gardën Kombëtare pas protestave kundër dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm

10:42 : 08/06/2025

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com