• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu/ “Zhdukja” e Porch-it luksoz me targa amerikane rrezikon gjyqtarin Besnik Hoxha

11:58 : 29/11/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Në janar të vitit 2013, gjyqtari Besnik Hoxhaj doli nga gjykata e Tiranës, pas një vendimi me interes të lartë për publikun, në prani të shumë mediave.

Ai, siç u raportua në atë kohë, nxori çelësin e automjetit nga xhepi, hapi derën e një “Porche Cayene”, një fuoristradë shumë e shtrenjtë, edhe për biznesmenët e mëdhenj, dhe u largua qetësisht në trafikun e rrëmujshëm të Tiranës.

Kjo makinë luksoze, me targa amerikane të shtetit të Masachusettsit, është parë shumë herë në oborrin e gjykatës së Tiranës dhe kolegë e stafi administrativ i gjyqtarit Besnik Hoxhaj tregohen të bindur se ishte automjeti i tij.

Lexo edhe:

No Content Available

Në foto: Automjeti “Porsche Cayene”, në të cilin është fotografuar nga mediat gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxhaj

Por, në formularët e pasurisë së Besnik Hoxhajt nuk gjendet pronësia mbi një automjet të tillë.

Të jetë pasuri e fshehur? Aq më tepër, me targa amerikane, shtetit që ka vënë në shënjestër gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar në Shqipëri?

Këtë mbetet ta zbardhë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), i cili prej rreth 1 viti e gjysëm e ka përfshirë në procesin e rivlerësimit.

“Boldnews.al” ka verifikuar me hollësi deklaratat e pasurisë, të dorëzuara nga gjyqtari Besnik Hoxhaj pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Prej vitit 1996 e deri në vitin 2018, kur blen në Renault me kredi (leasing), gjyqtari Besnik Hoxhaj nuk rezulton zyrtarisht të ketë pasur automjet në pronësi. As atë ‘Porche Cayene-n”, në timonin e të cilës e kanë parë shumë njerëz.

Bazuar në formularët e pasurisë, Besnik Hoxhaj duket se ka pasur një jetë financiare normale. Ai është mbështetur kryesisht tek paga e tij dhe e bashkëshortes.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar që të jetë pronar i një ndërtese 3-katëshe në Shkodër.

Në formularin fillestar të pasurisë, të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtari Besnik Hoxhaj deklaron se ka në ndërtim një godinë dy-katëshe, me sipërfaqe të çdo kati 80 metra katrorë, në Shkodër.

Kjo godinë, në formularin e legalizimit të vitit 2015 shndërrohet në një ndërtesë 3-katëshe, me sipërfaqe totale 300 metra katrorë.

Në foto: Formulari i pasurisë së gjyqtarit Besnik Hoxha për vitin 2017

Për këtë investim, gjyqtari deklaron se ka shpenzuar gjithsej 5 milionë lekë të reja, me burim nga të ardhurat familjare ndër vite.

Kjo është e vetmja pasuri e patundshme e deklaruar nga gjyqtari, i cili prej vitit 2011 ushtron detyrën në Tiranë.

Në formularët e pasurisë, në pjesën publike, nuk shënohet askund se në cilin apartament mblidhet në mbrëmje familja e gjyqtarit.

Në Shkodër, është e sigurt që nuk shkojnë çdo ditë. Kjo duket qartë nga fakti se, si gjyqtari, ashtu edhe bashkëshortja e tij, janë të punësuar në kryeqytet.

Në formularët e pasurisë nuk shënohet as ndonjë pagesë qiraje për apartament në Tiranë, megjithëse deklaratat e interesave private caktojnë detyrimin që subjektet duhet të shënojnë edhe shpenzimet, krahas të ardhurave dhe pasurive të tjera.

Nga ana tjetër, gjyqtari Besnik Hoxhaj rezulton edhe “i mbytur” në borxhë. Në vitin 2017 ai deklaron se ka marrë një hua në shumën 53 mijë paund britanik, për studimet e djalit të tij në Angli.

Për këtë hua, ai deklaron se e ka marrë pa interes dhe pa afat dhe se do ta shlyejë pasi të shesë ndërtesën 300 metra katrorë në Shkodër.

Të paktën deri në formularin e dorëzuar në mars 2021 për pasuritë deri në vitin 2020, gjyqtari Hoxhaj vijonte ta kishte këtë detyrim të pashlyer.

Procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë ngritur shpesh pikëpyetje mbi borxhet pa interes dhe pa afat që kanë marrë gjyqtarët e prokurorët, ndër familjarë apo persona të rrethit miqësor.

Një pjesë e madhe e këtyre zyrtarëve tashmë janë larguar nga detyra, pasi trupa e Vetingut nuk kanë arritur të binden mbi vërtetësinë e burimit të këtyre “huave pa afat dhe pa interes”.

Etiketa: gjyqtrai hoxhaj besnik boldnews host domain porche

Lajme të lidhura

No Content Available
Para
Foto marrë nga fb i autorit

Historia si lente për të kuptuar dhe orientuar

TË GJITHA

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:21 : 05/06/2026

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:04 : 05/06/2026

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkbetparkbetparkCasibom