• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha viziton familjen e dëmtuar nga tërmeti: Kjo plagë nuk është lehtësuar, por është bërë dhe më e rëndë nga braktisja

15:45 : 26/11/2021
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VIDEO

Në përvjetorin e dytë të tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, kryetari i PD, Lulzim Basha ishte në Durrës ku pasi vizitoi familjen Kujtim e Nexhmije Shkalla, që jeton ende në banesën e rrënuar.

“Jemi të vetëdijshëm po kështu që ka kaluar 2 vjet dhe kjo plage nuk është lehtësuar, por është bërë dhe më e rëndë nga braktisja. Sepse kjo është koha për të kujtuar sesi 2 vjet më parë dhe 2 vjet në vazhdim njerëzit u braktisën, u lanë në mëshirë të fatit”, tha Basha mes të tjerash.

Biseda

Lulzim Basha: Si je?

Lexo edhe:

“Salianji hante darka me ata që godisja unë”, Berisha sulmon ‘tradhtarët’ e PD: Rama e kapi për fyti Bashën

Prodhonte diploma e licenca të falsifikuara, Abas Tafa kandidat për deputet nën siglën e partisë së Bashës

Nexhmije Shkalla: Mirë se na erdhët!

Lulzim Basha: Mirë se të gjej!

Nexhmije Shkalla: Mirë se na erdhe!

Lulzim Basha: Mirë se të gjej!

Nexhmije Shkalla: Ju lumshin këmbët!

Lulzim Basha: Faleminderit! Si ke qenë këto kohë, sa kohë u bë kështu?

Nexhmije Shkalla: Që dy vite.

Lulzim Basha: Ça ndodhi që nuk ju sollën ndihmë?

Nexhmije Shkalla: Nuk e di, unë shkova aplikova atje dhe erdhën, unë s’kam qëlluar në shtëpi fare. Se çfarë kanë shkruajtur ka qenë vetëm ky.

Lulzim Basha: Në shtëpi ka qenë vetëm Kujtimi?

Nexhmije Shkalla: Ky nuk di më thënë as emrin, asnjë gjë.

Lulzim Basha: Tërmeti kishte dëmtuar shtëpinë ndërkohë.

Nexhmije: U dërrmua komplet. Shkova në Fier, ndejta në Fier. Biles i kam bërë vjet, jam futur deri këtu ca riparime. Është e kotë, kur të hy sëmundja të hy.

Lulzim Basha: Po këta as nuk iu pyetën fare?

Nexhmije Shkalla: Absolutisht! Nuk e kuptoj as vet.

Lulzim Basha: Keni bërë ankesa?

Nexhmije Shkalla: Ankesa po, po të përcjellin me një fjalë.

Lulzim Basha: Kujtim më bëhet qejfi që të pash!

Kujtim Shkalla: Rrofsh!

Lulzim Basha: Të jesh i fortë! Kemi ardhur sot tek ju se është një familje simbolike për sa i përket harresës dhe braktisjes 2 vjet pas tragjedisë të 26 nëntorit. Dua dhe një herë nga zemra në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike, deputetëve tanë, të gjithë demokratëve tu ofroj ngushëllimet më të ndjera, bashkë me urimin që zoti të ju japë forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe në humbjen e të afërmve të tyre.
Jemi të vetëdijshëm po kështu që ka kaluar 2 vjet dhe kjo plage nuk është lehtësuar, por është bërë dhe më e rëndë nga braktisja. Sepse kjo është koha për të kujtuar sesi 2 vjet më parë dhe 2 vjet në vazhdim njerëzit u braktisën, u lanë në mëshirë të fatit. Një pjesë e madhe prej tyre sot janë akoma në çadra, kanë kaluar dimrin e dytë në çadra, po hyjnë në dimrin e tretë në çadra. Për të kujtuar sesi ndonëse fatkeqësia nuk i ndau njerëzit në të djathtë dhe të majtë, qeveria i ndau njerëzit në të djathtë dhe të majtë. Dhe se si shumë banorë të Durrësit, të Fushë Krujës, të Thumanës, të Kurbinit vazhdojnë dhe sot e kësaj dite të paguajnë indiferencën e qeverisë e cila i ka varfëruar, i ka futur në borxh dhe i ka shkatërruar edhe një jetë që nuk ishte normale dhe para tërmetit.

Një qeveri sadopak e përgjegjshme sot nuk do të mburrej me ndihmën bujare të donatorëve, të cilëve duhet tu shpreh mirënjohjen në këtë 2 vjetor të 26 nëntorit, por do të kishte anuluar çdo shpenzim tjetër në veçanti shpenzimet e luksit dhe shpenzimet e koncesioneve të panumërta e të PPP-ve për tu ardhur në ndihmë atyre që janë më shumë në nevojë. Mijëra familjeve të dëmtuara nga tërmeti e në veçanti atyre që kanë mbetur pa strehë e që janë në kushte të mjera ekonomike apo në rrethana të rënduara shëndetësore siç është dhe rasti juaj zonja Nexhmie me bashkëshortin, me Kujtimin në një gjendje të sëmurë dhe të paralizuar prej më shumë se 2 vjetësh.

Ndaj ky është momenti që të rinovoj dhe një herë zotimin tim dhe të demokratëve shqiptarë për të sjellë një orë e më parë një ndryshim në Shqipëri sepse të gjitha këto çfarë kanë ndodhur dhe që kanë qenë jashtë kontrollit dhe janë jashtë kontrollit të njeriut janë vetëm gjysma e tragjedisë. Gjysma tjetër e tragjedisë e cila nuk ka zgjatur për disa minuta siç zgjati tërmeti, por ka zgjatur për 2 vite me radhë është njerëzore ose më mirë të themi është ç’njerëzore dhe është harresa është braktisja. Është shpërdorimi kriminal i pushtetit dhe i fondeve të pushtetit që të gjithë e pamë se kishte një qëllim. Të ju mbanin të lidhur pas vetes dhe të ju përdornin si mish për top në masakrën zgjedhore të 25 Prillit.

Ndaj sot dhe një herë dua të ju ofroj të gjithë atyre që humbën njerëzit e tyre më të dashur, lutjet e mia, të familjes sime, të gjithë bashkëpunëtorëve dhe miqve të mi që shpirti tyre të prehet në paqe, që zoti të ua lehtësoj sado pak dhembjen, ndërkohë që çdokujt tjetër që vazhdon të vuaj pasojat e tërmetit të 26 nëntorit të para 2 viteve dua tu them që tashmë përgjegjës nuk është natyra, por është papërgjegjshmëria njerëzore.
Është papërgjegjshmëria politike. Është papërgjegjshmëria e keqqeverisjes që kemi mbi kokë. Le të jetë kjo një ditë falënderimi për çdo shqiptarë që iu gjend pranë vëllezërve dhe motrave të tyre, por dhe për të tjerët që na u gjendën pranë që nga vëllezërit dhe motrat tanë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe kudo. Por dhe për miqtë tanë tradicional, për taksapaguesit evropiane dhe amerikanë, organizatat ndërkombëtare që na u gjendën pranë. Por le të jetë kjo një ditë reflektimi dhe zotimi që kurrë më asnjë situatë e tillë mos të na gjejë të papërgatitur dhe me kushtet e një qeverie që kujdeset për shfaqjen dhe jo për njerëzit. Unë jam sot këtu për tu zotuar që familja jonë politike, Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur ta çojë deri në fund kauzën e dëmshpërblimit të drejtë për të gjithë dëmet materiale që kanë pësuar mijëra familje nga tërmeti si dhe për të vënë para përgjegjësisë ata njërëz të cilët u rëndojnë jetët e banorëve të 2 pallateve në Thumanë. Të shohin ditën e tyre para ligjit. Natyrisht ky nuk është një shpagim I mjaftueshëm për vuajtjet tuaja, por është një domosdoshmëri në mënyrë që çdo pushtet në të ardhmen ta ketë të qartë që e ka jo vetëm detyrë humane ti shërbejë njerëzve në nevojë por dhe do të ndëshkohet nëse nuk e bën këtë.

Kështu që sot jam këtu pranë jush, jo vetëm për të ju parë dhe për të ju shpreh mbështetjen time personale por dhe për tu zotuar para jush, para të gjithë banorëve të Durrësit të prekur nga tërmeti, para të gjithë banorëve shqiptarë të prekur nga tërmeti se ashtu siç ju kemi qëndruar pranë a ditë dhe natë ato orë dhe ditë të tmerrshme kur ndërkohë kërkonim akoma me shpresë nën rrënoja për të mbijetuarit. Ashtu siç kemi vazhduar të qëndrojmë pranë jush dhe pranë halleve tuaja pa ndarë dhe pa asnjë kalkulim politik apo paraelektoral, ashtu do vazhdojmë të qëndrojmë pranë jush derisa çdo problem I shkaktuar jo thjeshtë nga tërmeti por I rënduar nga keqeverisja dhe neglizhenca e tyre të marrë rrugë.

Uroj të takohemi së shpejti e uroj të takohemi në një moment më të mirë për ju, për të gjithë familjet e goditura nga tërmeti, për Durrësin dhe të gjithë Shqipërinë.

Qytetarja: Faleminderit të gjithëve. Ju uroj shëndet e të mira. Zoti ju bekoftë.

Lulzim Basha: Faleminderit. Bashkë me ju

Etiketa: dy vjet nga termetiLulzim Basha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Salianji hante darka me ata që godisja unë”, Berisha sulmon ‘tradhtarët’ e PD: Rama e kapi për fyti Bashën

12:09 : 03/05/2026
AKTUALITET

Prodhonte diploma e licenca të falsifikuara, Abas Tafa kandidat për deputet nën siglën e partisë së Bashës

17:54 : 10/04/2026
AKTUALITET

“Kontrolle për “Range Rover-in e Flamur Nokës”/ Berisha: Kërkuan faturat, doli firma e Lul Bashës!

13:44 : 06/02/2026
AKTUALITET

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

13:41 : 31/01/2026
AKTUALITET

Berisha për Bashën: Ditën ishte me PD, natën me Ramën

18:59 : 13/01/2026
AKTUALITET

Marrëveshja e 17 majit/ Edi Rama zbulon bisedat me Lulzim Bashën

22:23 : 18/12/2025
Para
Foot: Instagram

Rita Ora feston ditëlindjen, e ëma e uron me videon e rrallë

TË GJITHA

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026

Sky News jehonë çështjes së Zvërnecit: Shqiptarët kundër planit të Jared Kushner për resortin luksoz

16:31 : 05/06/2026

Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet

16:31 : 05/06/2026

Përplasen dy automjete në Sarandë, njëra përmbyset në rrugë

16:19 : 05/06/2026

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

16:13 : 05/06/2026

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

16:06 : 05/06/2026

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibom