Aksidenti tragjik, i ndodhur këtë të martë (23 nëntor) në një autostradë në perëndim të Bullgarisë ka qenë fatal për 45 persona, pjesa më e madhe turistë nga Maqedonia e Veriut, të cilët humbën jetën pasi autobusi me të cilin udhëtonin u aksidentua dhe shpërtheu në flakë.
Në mesin e viktimave ka edhe 12 fëmijë.
Në lidhje më ngjarjen e rëndë, kanë reaguar figura të njohura të skenës dhe ekranit.
Ndërsa, këngëtarja e njohur shqiptare, Ganimete Abazi, ka humbur familjarët e saj në këtë aksident.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në “FB”.
Ajo ka treguar se për fat të keq, kryefamiljari që humbi jetën me bashkëshorten dhe dy fëmijët binjakë ishte djali i tezes së këngëtares shqiptare.