• Kontakt
Friday, October 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A është delta “super-varianti” i fundit i coronavirusit?

22:36 : 21/11/2021
në AKTUALITET, BOTA

Çdo javë një grup epidemiologësh në verilindje të Shteteve të Bashkuara takohen virtualisht në platformën Zoom për të diskutuar mbi indikacionet e fundit të varianteve të reja COVID-19 në botë.

“Është si parashikimi i motit. Dikur flitej për variantin gama këtu ose për sforcim alfa atje, dhe tani është e gjitha vetëm delta,” tha për Guardian William Hanage, një epidemiolog në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard TH Chan.

Që kur u zbulua për herë të parë në Indi në dhjetor 2020, varianti delta i virusit SARS-CoV-2 është bërë aq i përhapur sa mund të supozohet lehtësisht se evolucioni dikur i shpejtë i virusit është zëvendësuar nga një gjendje përgjumjeje.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 99.5 për qind e të gjitha sekuencave gjenomike të COVID-19 të raportuara në bazat e të dhënave publike tani i referohen llojit delta.

Ndonëse variantet e reja vazhdojnë të shfaqen, siç është AY. 4.2 ose varianti delta plus në Britani të Madhe, të cilin shkencëtarët vlerësojnë se është 10 deri në 15 për qind më ngjitës, megjithëse nuk ka ende të dhëna të sakta, ato janë pothuajse identike me llojin delta, me përjashtim të disa mutacioneve të vogla.

Lexo edhe:

Konfirmohet emri i parë i “Big Brother VIP Kosova 4”, ja kush do jetë opinionistja

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

“Ka mjaft delta plus, por nuk është dukshëm më ngjitëse,” thekson Hanage.

Por arsyeja pse Hanage dhe kolegët e tij ende skanojnë bazat e të dhënave siç janë Pangolin dhe Nextstrain çdo javë është të përpiqen të parashikojnë se çfarë mund të vijë më pas. A është me të vërtetë delta fundi i COVID-19 apo diçka edhe më e keqe po afrohet në të ardhmen? Kjo është një pyetje për të cilën askush nuk është plotësisht i sigurt për përgjigjen.

Një mundësi është që pas kërcimeve fillestare dramatike në sekuencën e tij gjenetike, që çuan në alfa dhe më pas në delta, virusi SARS-CoV-2 tani do të ndryshojë më ngadalë dhe përfundimisht do të shkojë përtej mundësive të vaksinave aktuale, por vetëm pas shumë viteve.

Ndërsa shkencëtarët përpiqen të vënë në dukje se parashikimet e tyre bazohen kryesisht në spekulime, disa e konsiderojnë këtë si rezultatin më të mundshëm.

“Parashikoj se evolucioni që do të shohim më shumë është ai që ne e quajmë zhvendosje antigjenike, ku virusi evoluon gradualisht për t’i shpëtuar sistemit imunitar. Për gripin dhe coronaviruset e tjera që ne i njohim mirë, nevojiten rreth 10 vjet që virusi të ketë ndryshime të mjaftueshme, ashtu që antitrupat që ndodhen në gjak të mos e njohin më atë”, tha Francois Balloux, drejtor i Institutit të Gjenetikës UCL.

Por alternativa është shfaqja e papritur e një lloji krejtësisht të ri, me mundësi transmetimi të reja dhe të ndryshme, virulencë ose imunoevazivitet.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Konfirmohet emri i parë i “Big Brother VIP Kosova 4”, ja kush do jetë opinionistja

09:39 : 17/10/2025
AKTUALITET

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

09:24 : 17/10/2025
AKTUALITET

Projekti “Sfera” do zëvendësojë “Asllan Rusin”, fitues doli miku i Ramës, Ilir Trebicka

09:09 : 17/10/2025
AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani

09:03 : 17/10/2025
AKTUALITET

Zbardhet plagosja me armë tek “Megatek”, një i arrestuar, në kërkim vëllai i tij/ EMRAT

08:58 : 17/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

08:42 : 17/10/2025
Para
Foto: AFP

Roma fiton në transfertë me Genoan, Kumbulla fillon të bindë Mourinhon

TË GJITHA

Konfirmohet emri i parë i “Big Brother VIP Kosova 4”, ja kush do jetë opinionistja

09:39 : 17/10/2025

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

09:24 : 17/10/2025

Projekti “Sfera” do zëvendësojë “Asllan Rusin”, fitues doli miku i Ramës, Ilir Trebicka

09:09 : 17/10/2025

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani

09:03 : 17/10/2025

Zbardhet plagosja me armë tek “Megatek”, një i arrestuar, në kërkim vëllai i tij/ EMRAT

08:58 : 17/10/2025

Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

08:42 : 17/10/2025

‘Liria ka emër’, sot protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK që mbahen në Hagë

08:34 : 17/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com