• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama: Të huaj po vijnë të punojnë në Shqipëri, në peshkim merr 800 mijë lekë në muaj minimumi

10:53 : 20/11/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të Shtunë se paga minimale në industrinë e peshkimit në vend, është 800 mijë lekë në muaj minimumi. Sipas tij, industria e peshkimit nuk po gjen punëtorë ne vend, ndërkohë shtoi se vendin e tyre e kanë zënë shtetas të huaj.

Deklaratat i bëri gjatë një aktiviteti nga Durrësi për prezantimin e buxhetit për peshkimin në vitin 2021.

“Po ju them gjithë atyre që e shohin Shqipërinë nga portalet, nga kanalet, nga rrjetet sociale, që paga më e ulët që ju jepni për të punuar në peshkim është 800 mijë lekë. A ka njeri këtu që nuk ka nevojë për punëtorë peshkimi? Të gjithë kanë nevojë për punëtorë peshkimi se kjo është një ekonomi që po rritet dhe do vazhdojë të rritet. Dhe ku i gjeni punëtorët? Me 800 mijë lekë paga më e ulët? Në Turqi, në Egjipt. Vijnë nga Turqia për të punuar këtu në Shqipëri, vijnë nga Egjipti për të punuar këtu në Shqipëri. Dhe disa me diploma Kristali që pretendojnë se janë juristë kërkojnë punë. S’ka punë! Jo më, ja të vijnë të trokasin në dyert e industrisë së peshkimit dhe nëse janë gati, e kanë punën këtu”, tha Rama para biznesmenëve të fushës.

Kryeministri lajmëroi se do të hapet dhe një shkollë për profesione që lidhen me peshkimin.

“A duhet një shkollë? Nuk diskutohet, sepse sa më shumë ju po rriteni po keni problemin e specialistëve të nivelit të lartë, me kapitenët etj. Na duhet patjetër të ndërtojmë shkollën profesionale që të jetë e lidhur drejtpërdrejtë me praktikën. Nëse koncepti i shkollave profesionale që ne kemi është 3 ditë në shkollë, 2 ditë në punë, këtu është ideale. Dy ditë në anije, tre ditë në klasë për të krijuar gjithë gjeneratën e re të kapitenëve shqiptarë, edhe të teknikëve shqiptarë”, u shpreh Rama, i cili saktësoi se “brenda vitit të ardhshëm duhet të hedhim themelin”.

Lexo edhe:

Pas ultimatumit të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës

Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e “gjyqit politik” me dyer të mbyllura Vlorë

Të njëjtin afat dha dhe për “hedhjen e themeleve” për markatën e Durrësit.

Kryeministri premtoi mbështetjen financiare për 4 vjet rresht për riparimin e flotës së anijeve të peshkimit: “Do t’u japim mbështetje të drejtpërdrejtë financiare në dy drejtime: Për herë të parë do të ketë një fond për këdo që thotë; që unë kam nevojë të riparoj anijen. Lekë në dorë jo borxh ti do vësh pjesën tjetër. Unë ju garantoj që 4 vjet rresht do të fuqizojmë flotën e anijeve të peshkimit që secili të ketë kapacitete e mundësi të rrisë kapacitetin e vet. Merkata model duhet të bëhet këtu dhe bashkë me drejtorinë portit do të ulesh me këta dhe gjithë kjo pjesë duhet të bëhet aksesisibël për qytetarët. Duhet të bëhet një markatë me standardet më të mira të Ballkanit Perëndimor dhe të jetë në bashkëpunim ne do të mbështesim financimin dhe menaxhimin duhet ta bëni ju. Vitin e ardhshëm duhet të hapim themelet e markatës”.

Rama bëri të ditur se janë 241 mln euro në dispozicion për t’u disbursuar me fondet e BE, proi që varet nga projekte që sektori i peshkimit do të bëjë për përthithjen e tyre. “Janë 241 mln euro në dispozicion për t’u disbursuar me fondet e BE kur ne kemi arritur të fusim peshkimin se ishte problem përfshirja e sektorit tuaj. Ju jeni potencial konkurrues dhe kjo është çështje influencash. Kemi arritur që 241 mln euro të jenë në dispozicionin tuaj përgjatë këtyre viteve që kemi përpara. Të arrijmë t’i asbsorbojmë se varet nga ne. Duhet të çojmë projektet e duhura me standardet e duhura”, tha ai.

Ai njoftoi edhe nisjen e ndërtimit të portit të peshkimit në Vlorë.

Ndërkohë, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca theksoi se ambicia e qeverisë është rritja e eksporteve.

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas ultimatumit të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës

08:20 : 04/07/2025
AKTUALITET

Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e “gjyqit politik” me dyer të mbyllura Vlorë

08:19 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025
AKTUALITET

Debati Rama-Farage/ Lubonja: Show me IA! Shqipëria inkubator krimi, kjo është shqetësuese

21:45 : 03/07/2025
AKTUALITET

Rama bën spektaklin e radhës me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët e zgjedhur të Tiranës

19:41 : 03/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Rama takim në hotel me deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe përfaqësues të Bashkisë

18:52 : 03/07/2025
Para

Kıvanç Tatlıtug baba për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës

TË GJITHA

Analiza nga DW/ Çfarë efekti do ketë paketa “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

09:37 : 04/07/2025

Vala e të nxehtit! 5 viktima në Itali nga temperaturat e larta

09:21 : 04/07/2025

Ngadalësohet ekonomia, telekomunikacioni i shtohet bujqësisë dhe industrisë në recesion

09:19 : 04/07/2025

Elbasani 4 ditë nën “pushtetin” e tymit toksik, zjarri ka depërtuar në thellësi të mbetjeve

09:14 : 04/07/2025

Sërish kaos në Qafë Botë, pezullohet përkohësisht kalimi i mjeteve tregtare

09:01 : 04/07/2025

PAMJET/ Tentativë vrasje dhe trafik droge, esktradohen nga Greqia dhe Franca 2 të arrestuar

08:51 : 04/07/2025

Historia prekëse e Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës

08:42 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com