Petrit Vasili, nënkryetar i LSI, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut demokrat Lulzim Basha, të cilin e cilëson një kryemashtrues vulëhumbur.
Vasili shkruan se Basha po gënjen për LSI paturpësisht lidhur me 25 prillin.
“Kryegënjeshtari ka gënjyer në mënyrë të pacipë për 4 vjet rresht, që nga 17 maji i 2017 ku u ul në tavolinë falë LSI dhe ku menjëherë me pas u shndërrua në zorrën qorre dhe vegël të Edi Ramës dhe ku e sulmoi LSI-në në zgjedhjet e 2017 me cdo mjet e bile me shume se Rama vetë.
LSI dëgjoi mashtrimet e tij për djegien e mandateve dhe i dogji ato sepse mashtruesi rrihte gjoksin se gjoja kishte mbështetjen e gjoja Planit Gjerman, por në fakt kishte planin e Edi Ramës duke i dhënë Parlamentin në pjatë atij.
Kryemashtruesi e gënjeu akoma me poshtërsisht LSI-në edhe për braktisjen e zgjedhjeve lokale, ndërkohë që nuk kishte marrë asnjë mbështetje ndërkombëtare, por vetëm detyrën për zbatimin e planit të Edi Ramës për ti dhënë edhe pushtetin lokal”, shkruan Vasili.
Postimi nga Petrit Vasili
Te vertetat shkaterruese perballe kryemashtruesit vulehumbur te demokrateve!
KryeGenjeshtarit vulehumbur te demokrateve Lulzim Basha, qe ka genjyer paturpesisht e genjen per LSI po i perball te vertetat, te cilave ai kerkon tu beje bisht dhe tu shpetoje duke u futur ne brekushet e Edi Rames.
Kryegenjeshtari ka genjyer ne menyre te pacipe per 4 vjet rresht, qe nga 17 maji i 2017 ku u ul ne tavoline fale LSI dhe ku menjehere me pas u shnderrua ne zorren qorre dhe vegel te Edi Rames dhe ku e sulmoi LSI-ne ne zgjedhjet e 2017 me cdo mjet e bile me shume se Rama vetë.
LSI degjoi mashtrimet e tij per djegien e mandateve dhe i dogji ato sepse mashtruesi rrihte gjoksin se gjoja kishte mbeshtetjen e gjoja Planit Gjerman, por ne fakt kishte planin e Edi Rames duke i dhene parlamentin ne pjate atij.
Kryemashtruesi e genjeu akoma me poshtersisht LSI- ne edhe per braktisjen e zgjedhjeve lokale, nderkohe qe nuk kishte marre asnje mbeshtetje nderkombetare, por vetem detyren per zbatimin e planit te Edi Rames per ti dhene edhe pushtetin lokal.
Kryemashtruesi genjeu edhe per gjoja bllokimin e bashkive qe nuk do ti dorezoheshin kurre Rames e ku ja dhuroi me shume qejf dhe pa asnje rezistence atij, sipas planit te Edi Rames.
Kryemashtruesi nuk pranoi as te regjistrohej per pjesmarrje ne zgjedhje lokale ne 18 tetor 2019, sipas dekretit te shtyrjes se zgjedhjeve nga Presidenti Meta, sepse ishte ne kulm te pazarit me Edi Ramen dhe preu ne bese LSI-ne, opoziten dhe Presidentin.
Mashtruesi ra dakord per fushate te perbashket me LSI ne 25 prill ne te gjithe qarqet e vendit.
Por mashtruesi pengoi, refuzoi, u shmang dhe nuk beri as edhe nje takim te vetem, bile me urdher te Edi Rames nuk mori pjese as ne mitingun e mbylljes se fushates se LSI- se.
Mashtruesi i keshilluar nga kompania izraelite, qe i dha Edi Rama kordinoi me izraelitet e Rames per te demtuar LSI me cdo forme e cdo menyre.
108 mije votat e LSI jane te gjitha grushte ne surrat per kryemashtruesin ordiner, qe kishte bere plan ti asgjesonte se bashku me binjakun e tij Edi Rama.
Kur LSI bëri denoncimin e shekullit për inceneratorët, kryemashtruesi i shitur shfaqej live, dhe pengonte qellimisht transmetimin live e këtyre denoncimeve shumë të rënda kunder Edi Ramës dhe kjo u prishte pazarin e hajduteve qe te dyve.
Kryemashtruesi me porosi te Edi Rames nuk mbeshteti kurre publikisht denoncimet shume te renda te inceneratoreve te bera nga LSI ndersa LSI me luajalitet ka mbeshtetur cdo denoncim per korrupsion te bere nga PD.
Kryemashtruesi pengoi egersisht pjesmarrjen e LSI ne Komisionin Parlamentar Hetimor për hetimin incenenatorëve sepse LSI do te nxirrte ne shesh deri ne fund aferen kriminale te inceneratoreve, qe i prishte pazarin e madh midis kryemashtruesit dhe Rames. pasi LSI ishte denoncuesja me e madhe e kësaj afere.
Keto jane vetem disa te verteta, qe i nxjerrin bojen kryemashtruesit si nje sejmen ne sherbim te Edi Rames dhe kunder te gjithe demokrateve, lsi-stave dhe qindra mijra qytetareve te ndershem qe vidhen e plackiten cdo sekonde nga mafia ne pushtet e ndihmuar pa u lodhur nga kryemashtruesi