• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Çfarë turpi, nuk kemi fare armiq!

21:54 : 14/01/2017
në BOLD BLOG

Nga Umberto Eco

Në disa esé më ka qëlluar të rrëfej aventurat e mia me taksistët. Këto aventura, në New York janë më tërheqëse se kudo gjetkë, për tri arsye. Së pari, aty ka taksistë me prejardhje, gjuhë dhe ngjyrë të ndryshme; në një targetë të vogël kanë të shënuar emrin dhe është vërtet zbavitëse të kuptosh nëse shoferi është turk, malez, grek, hebre rus, etj.

Shumë prej tyre vazhdimisht e mbajnë radion çelë, e cila të flet në gjuhën e tyre, transmeton këngët e tyre dhe, ngandonjëherë, kur shkon prej Village në Central Park, të duket sikur po udhëton nëpër Katmandu. Së dyti, në New York, taksisti nuk është zanat i zgjedhur përgjithmonë, por i përkohshëm; kështu, në timon mund të gjesh studentin, nëpunësin e bankës të mbetur pa punë, emigrantin e porsambërritur. Në radhë të tretë, taksistët punojnë si me grupe: një periudhë qëllon që shumica të jenë grekë, pastaj të gjithë pakistanezë, më vonë, të gjithë portorikanë, etj. Kjo të ndihmon të bësh vëzhgime mbi valët migratore dhe mbi suksesin e etnive të ndryshme: kur një grup etnik nuk punon më taksi, kjo tregon se po u prin fati, e kanë kapur veten dhe kanë hapur ndonjë kinkaleri apo dyqan perimesh, ose janë zhvendosur në ndonjë zonë tjetër të qytetit, duke u ngjitur një shkallë më lart në hierarkinë shoqërore.

Kështu, duke lënë mënjanë dallimet psikologjike vetjake (qëllon të takosh histerikun, të përzemërtin, ithtarin politik, njeriun që kundërshton gjithçka, etj.), duke përdorur taksinë, mund të bësh vëzhgime shoqërore shumë të goditura. Javën që shkoi rashë në një tip me ngjyrë, me një emër shumë të vështirë për t’u deshifruar, i cili më sqaroi se ishte pakistanez. Një çast më pyeti prej nga vija (në New York gjithmonë i bie të vish nga ndonjë vend), i thashë se isha italian dhe ai filloi të më pyeste. M’u duk shumë i interesuar për Italinë, por më pas e kuptova se ky interesim i vinte ngaqë nuk ia kishte haberin për asgjë, madje as ku ndodhej Italia në hartë dhe as për gjuhën që flitej (zakonisht, kur taksistit i thua që në Itali flasin italisht, gjithmonë habitet, ngaqë kujton se kudo flitet vetëm anglisht). I bëra një përshkrim të shpejtë të gadishullit me malet në mes, me shumë brigje nga të dyja anët dhe me shumë qytete të bukura. Më pyeti sa frymë bëhemi dhe u habit që jemi kaq pak. Mbasandaj, më pyeti nëse jemi të gjithë të bardhë apo racë e përzierë dhe u përpoqa t’i jap idenë e një populli me prejardhje të bardhë, por ku sot jetojnë edhe njerëz me ngjyrë, që gjithsesi janë shumë më pak se në Amerikë. Natyrisht, donte të dinte sa pakistanezë rrojnë tek ne dhe u bë keq kur mori vesh që në Itali ka pakistanezë, por janë më pak se filipinasit apo afrikanët dhe, mbase do të më pyeste mandej pse patriotët e tij nuk e kanë qejf shumë Italinë.

Por bëra një gafë; shkoj e i them që tek ne ka edhe pak indianë dhe ai më vështroi vëngër: e kisha lënduar duke i përmendur njëherësh dy popuj kaq të kundërt dhe duke zënë në gojë njerëz aq të papëlqyeshëm për nga rangu i tyre shoqëror. Më në fund, më pyeti cilët janë armiqtë tanë. Pas reagimit tim me një “urdhëroni?”, më sqaroi me durim që dëshironte të dinte me cilët popuj ishim tashmë në luftë për pretendime territoriale, urrejtje etnike, shkelje të vazhdueshme të kufirit, e kështu me radhë. I thashë që nuk jemi në luftë me askënd. Me durim të madh më shpjegoi se donte të dinte cilët janë kundërshtarët tanë historikë, ata që ne na vrasin dhe që ne i vrasim. I përsërita se armiq nuk kemi, se luftën e fundit e kemi bërë pesëdhjetë e kusur vjet më parë, madje pa e ditur saktësisht cilët kishim armiq dhe cilët aleatë. Nuk u kënaq aspak: e shprehte fare hapur bindjen se unë po e gënjeja. Si është e mundur të ketë një popull pa armiq? Historia mbaroi këtu, zbrita duke i lënë dy dollarë bakshish, si i zënë në faj për shkak të pacifizmit tonë apatik. E pastaj më ndodhi ajo dukuri që francezët e quajnë esprit d’escalier, kur sapo ke zbritur shkallët, pas bisedës me dikë, të vjen fill ndërmend përgjigjja e duhur, batuta që të mungoi në atë çast. Duhej t’i kisha thënë që nuk është e vërtetë se italianët nuk kanë armiq. Nuk kanë armiq të jashtëm dhe, në çdo rast, nuk bien dakord për të pranuar cilët janë, ngaqë janë vazhdimisht në luftë, por së brendshmi.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

Italianët luftojnë mes veti, dikur një qytet kundër qytetit tjetër, heretikët kundër ortodoksëve, pastaj njëra klasë kundër klasës tjetër, partia kundër partisë, rryma në një parti kundër rrymës tjetër të po asaj partie, mandej njëra krahinë kundër tjetrës dhe, më në fund, qeveria me magjistraturën, magjistratura me pushtetin ekonomik, televizioni publik me televizionin privat, aleatët e koalicionit me aleatët e po atij koalicioni, departamenti kundër departamentit tjetër, gazeta kundër gazetës. Nuk e di sa do më kishte kuptuar, por të paktën nuk do t’i kisha lënë përshtypjen e keqe të njeriut që i përket një vendi pa armiq.

Umberto ECO, Pape Satàn Alepe (Cronache di una società liquida), La nave di Teseo, Milano 2016, faqe 220 Shqipëroi H.L.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025
SHENDETI

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025
SPORT

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025
AKTUALITET

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025
Para

Dëmtimi i ujësjellësit, 80 familje prej 10 ditësh pa ujë të pijshëm

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com