Kryesia e Partisë Demokratike është shoqëruar me debate të ashpra, mes kryedemokratit, Lulzim Basha dhe deputetit Flamur Noka. Gjithçka ka pasur në qendër të saj akuzat për përfshirje në fushatën e mbledhjes së votave për Kuvendit e thirrur nga Berisha, të Suel Çeles, Tom Doshit dhe Aqif Rakipit.
Duke marrë shkas nga deklaratat e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, se firmat janë mbledhur nga Çela dhe Rakipi, si dhe për këtë çështje një 20-vjeçar u mor peng, ka ndërhyrë demokrati Noka, si mbështetës i Berishës, duke shtuar se nëse këto janë të vërteta ai jep dorëheqje. Madje ai tha se indirekt po thuhet se Berisha ka lidhje me bandat.
“Thoni se po e organizon Aqif Rakipi, Suel Cela, rraja, Tom Doshi. Është shume e rende kjo deklarate. Po thoni indirekt qe Sali Berisha paska lidhje me bandat. Në rast se delegatet e Elbasanit janë intimiduar nga kuushdoqofte, atëherë unë jap dorëheqje. Se çfarë bëjnë njerëzit ne pune te tyre, kjo është pune e tyre.”, -u shpreh Flamur Noka, duke mos mohuar indirekt për shqetësimin e ngritur publikisht nga Sekretari i Përgjithshëm dhe gjate kryesisë nga kryetari i PD, i cili kishte një përgjigje për rolin e Sali Berishës në këtë çështje.
“Tani, që Aqif Rakipi është futur me koke ne ketë proces, e ka marre vesh gjithë Elbasani. A është futur Suel Çela? Po është futur! Dhe jam i bindur se është me porosi te Edi Ramës dhe jo të Sali Berishës. Po çfarë mund të bëjë një 20 e ca vjeçar 4 ore nen presionin e Suel Çeles përveçse te firmose? Është turpi i kësaj partie te rrije nen mëshirë te Suel Çeles, Aqif Rakipit, Tom Doshit dhe Xhelal Rrajes. Po detyra jote Flamur është t’i thuash atyre demokrateve qe te ankohen ne Elbasan për Suel Çelen “Suel Çelës ia thyej brinjët këtu”, po ti 4 ore rri ne Elbasan dhe ikën. E kam te pamundur ne çdo qelize te trurit tim te pranoj Sali Berishën si porositës, por ai qe gjen kohen për te reaguar për çdo gjë dhe nuk gjen kohen për te reaguar për këtë, kjo nuk e nderon. Asnjë fjale për Aqif Rakipin, asnjë fjale por Suel Çelen.”, -tha Basha.