Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi i cili fajësoi aleatët opozitarë për humbjen në zgjedhje.
Bardhi deklaroi se i ofruan LSI-së 15 mandate për të hyrë në një listë, por u refuzua.
Por në reagimin e saj Kryemadhi thekson se Bardhi gënjen dhe se është e pavërtetë që LSI-së ju ofruuan 15 mandate, pasi nuk pati asnjë mbledhje kryesie të PD për të bërë një ofertë të tillë.
Postimi i Kryemadhit:
Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij.







