“Franca është e detyruar të pajtohet me kërkesën e Serbisë për ekstradim dhe urdhrin e Interpolit”. Kështu është shprehur sot në një konferencë shtypi ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburović.
E shoqëruar nga Drejtori i Zyrës për Kosovën e Metohinë Marko Gjuriq, zyrtaret e larte serbe folën pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, në të cilën u diskutua rasti i Ramush Haradinajt, i cili u lirua dje me kush nga Franca.
Sipas ministres, qeveria serbe “do të përgjigjet brenda 5 ditëve, sa më shpejt të jetë e mundur” mbi rastin.
“Serbia nuk terhiqet nga kërkesa për ekstradimin e Ramush Haradinajt. Ne shpresojmë qe autoritetet franceze do të veprojnë në mënyrë profesionale” tha Kuburovića.
Duke theksuar se hetimi lidhur me akuzat ndaj Haradinajt është zgjeruar edhe me 30 dëshmitarë të rinj.
Marko Gjuric tha: “Krimet shtazarake që bënte personalisht Ramush Haradinaj, i cili ka torturuar të burgosurit, përdhunuar vajza të mitura, është gjithashtu përgjegjës për vdekjen e një fëmije vetëm dyjavësh ku ai personalisht e ka qëlluar në kokë, dhe pastaj ia kanë prerë”, shkruan “Kurir”.
Sipas Gjuriçit, “të gjitha këto raste kanë ndodhur gjatë viteve 1998 1999”.
Serbia sakaq ka paralajmëruar: “Nëse Franca nuk vepron në përputhje me kërkesën tonë për ekstradimin e Haradinajt përmes Interpolit, të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe ne në raste të tilla nëse shteti francez e kërkon prej nesh. E njëjta gjë vlen edhe për shtetet tjera evropiane dhe botërore. Serbia kërkon me ngul ekstradimin e Haradinajt”, shtoi Gjuriç.