• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Nuk kam pasur kurrë një situatë të tillë”/ Ilir Daja: Ja pse nuk u largova nga Partizani

16:56 : 09/11/2021
në SPORT
Ilir Daja, Partizani.al

Ilir Daja, Partizani.al

Ilir Daja pas fitores së parë në kampionat me Partizanin, që të dielën mposhti 2-0 Kastriotin, për “Panorama Sport” ka pohuar se kurrë në karrierën e tij si trajner nuk ka përjetuar një situatë të ngjashme si tani me “demat” në start.

Timonieri i të kuqve jep arsyet e krizës, sqaron zërat në lidhje me mungesën e harmonisë, si dhe betimin që kanë bërë të gjithë bashkë për ta kaluar situatën. Në analizën e tij Daja tregon pse vjet ekipi ishte më rezultativ, si dhe zbardh punën e bërë gjatë merkatos së verës dhe shkaqet pse u larguan shumë ish-kampionë. Trajneri, i pyetur se a ka qenë i lëkundur gjatë kësaj periudhe, u përgjigj duke dhënë dy anët e peshores, nga dorëheqja e parevokueshme te moslënia vetëm e lojtarëve. Ai pohoi se me ndryshimin e ndodhur në verë, klubi mori kosto, por shpreson që këtë vit të realizojnë synimet dhe të hedhin një hap për vazhdimësinë e klubit, që të mos bëjnë ekip nga e para çdo vit, pasi kanë afruar të rinj të perspektivës.

Gjatë karrierës si trajner, keni pasur situatë të tillë si aktualja me Partizanin, ku në 7 javët e para nuk kishit marrë asnjë fitore?

Jo, nuk kam pasur asnjë situatë të tillë. Besoj se edhe këtë gjë e kemi trajtuar gjatë gjithë javës me lojtarët. Mendoj se nuk kemi problem mes grupit tonë, duke filluar që nga drejtuesit, lojtarët dhe stafi. Ne si staf u jemi drejtuar lojtarëve që këtë krizë rezultatesh e kemi bërë të gjithë bashkë. Nuk do të gjenim se kush e ka më shumë apo më pak fajin. Futbolli është lojë kolektive dhe shpirti i skuadrës dhe ajo pjesë e sakrificës që u pa në ndeshjen me Kastriotin, është elementi kryesor. Kemi dalë në një përfundim të përbashkët, që të gjithë bashkë duhet ta rikthejmë këtë krizë rezultatesh. Unë vazhdoj t’i mbetem asaj që kam thënë gjithë kohës, se nuk na ka dominuar asnjë ekip, kemi zhvilluar lojëra të mira, por pikët na kanë munguar. Për ta mbyllur këtë pyetje, është hera e parë që gjendem në një ekip që ka objektiva madhorë dhe me pritshmëri maksimale, siç është Partizani, dhe ndodhemi në këtë situatë. Por, të mos harrojmë edhe faktin që para takimit me Kastriotin u kemi thënë lojtarëve që distanca me vendin e katërt ka qenë vetëm 4 pikë dhe duhet t’i mendojmë hapat me radhë për të arritur pastaj drejt atyre objektivave që ka klubi.

A e keni parë veten ndonjëherë të lëkundur gjatë kësaj periudhe?

Lexo edhe:

Partizani, Agim Zeka mbetet jashtë planeve të Skënder Gegës

Merkato e Dinamos, Ilir Daja tenton transferimin e ish-lojtarit të tij te Ballkani

Janë të dyja anë të peshores. Njëra anë që mund të jepja dorëheqjen e parevokueshme, por ana tjetër ishte ajo që thosha se cila është arsyeja dhe nuk doja që grupin e lojtarëve ta lija që të luftonte vetëm. Kjo ishte pjesa e luftës që të gjithë bashkë kërkuam ta ndryshonim. Shpresoj ta vazhdojmë këtë lloj ndryshimi që u bë me marrjen e trepikëshit ndaj Kastriotit.

Etiketa: ilir dajaPartizani

Lajme të lidhura

SPORT

Partizani, Agim Zeka mbetet jashtë planeve të Skënder Gegës

09:55 : 05/07/2025
SPORT

Merkato e Dinamos, Ilir Daja tenton transferimin e ish-lojtarit të tij te Ballkani

09:25 : 05/07/2025
SPORT

Zgjat vetëm tre muaj aventura te Partizani, ish-lojtari i Kombëtares largohet nga të kuqtë

19:13 : 04/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Pas largimit nga Partizani, Taipi prezantohet te klubi i ri

17:58 : 02/07/2025
SPORT

Partizani në vështirësi, mesfusha është problemi kryesor para ndeshjeve në Europë

18:02 : 01/07/2025
AKTUALITET

Xama: Dosja “Partizani”, mjaft e dobët dhe pa fakte!

08:42 : 01/07/2025
Para

Covid në Maqedoni, 13 humbje jete dhe 677 raste të reja

TË GJITHA

Era Istrefi feston ditëlindjen e 31-të me një dhuratë luksoze për veten

13:20 : 05/07/2025

Alarmi në Kuvendin e Kosovës/ Policia jep detaje: Kërcënimi me bombë erdhi nëpërmjet sms-ve

13:15 : 05/07/2025

Në kulmin e vapës/ Treshja Rama-Karakaçi-Dalipi lënë pa drita Beratin

13:11 : 05/07/2025

Nga Seria A zbret në B, zbulohen detajet e operacionit të portierit të Kombëtares me klubin italian

13:03 : 05/07/2025

EMRI/ Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje

12:51 : 05/07/2025

Drejtorët e Ballukut “vjedhin” shqiptarët, qytetari: Abuzim! Më erdhi 500 mijë fatura e energjisë për majin

12:50 : 05/07/2025

Dosja “Partizani”/ PD: Rama ka firmosur 8 herë për këtë çështje, por ndaj tij nuk ka hetim

12:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com