Ish deputeti i LSI, Shkëlqim Selami i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” rrëfen marrjen e titullit “Kalorësi i Paqes”. Edhe pse është i akuzuar për të kaluar problematike, Selami shprehet se këtë titull që kanë marrë Berlusconi, Papa Vojtila, Bamir Topi etj. ia kanë dhënë atij për bamirësi që ka kryer që në moshë të re.
Më poshtë pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Zoti Selami, tingëllon pak ironike, por ja që janë Italianët, ata që ju kanë shërbyer si pikënisje e ndëshkimit tuaj, por ndërkohë janë serish ata që ju kanë dekoruar me titullin “Kalorësi i Paqes”. Kur dhe si e keni marr këtë dekoratë. Po nga italianët? Ju nga italianët keni dy dekorata. Një në 94 dhe kjo dekoratë.
Shkëlqim Selami: Ajo dekoratë është një farsë, ajo nuk ka lidhje me mua. Me personin se si funksionoj unë. Unë jam ky që jam aty.
Ylli Rakipi: Domethënë Selami i dytë?
Shkëlqim Selami: Unë jam Salami në 24 në 24 për hallet e qytetarëve. Nuk është rastësi ardhja këtu, nuk jam i vogël, vajta 50 vjeç. Në Vlorë kam qenë shumë I prekshëm.
Ylli Rakipi: Për Vlorën do flasim por më thuaj çfarë keni bërë që e keni marr dhe kush institucion e jep këtë dekoratë?
Shkëlqim Selami: Unë nuk e kam ditë fare ca qe kjo “Kalorësi i paqes”. Unë kam bërë shumë bamirësira.
Ylli Rakipi: Ku është ky institucion që e jep këtë dekoratë.?
Shkëlqim Selami: Kjo është në nazisti i Romes, presidenti i “Kavalierit të paqes”, ma ka dhënë.
Ylli Rakipi: Kush e ka marr nga personalitetet?
Shkëlqim Selami: E ka marr Papa, Berluskoni…
Ylli Rakipi: Papa Gjon Pali apo çdo pe që bëjnë këta i japin nga një.
Shkëlqim Selami: Papa Gjon Pali. Papa Gjon Pali. Duke qenë se kam bërë shumë bamirësi në qytetin tim, i kam bërë se i kam ndjerë, ndihma ime ka qenë maksimale në çdo sektorë duke filluar nga shtëpia e fëmijës, nga fëmijët me aftësi të kufizuar, shkollat me aftësi të kufizuar, nga fëmijët e policëve të vrarë, nga pensionistët, sportista, artiste, pafundësisht. Operacione pafund.
Ylli Rakipi: Ishin në insert ato.
Shkëlqim Selami: Ato ishin 00.1%
Ylli Rakip: Nga shqiptarët e kanë marrë njeri tjetër këtë dekoratë?
Shkëlqim Selami: Nuk e di nuk e di.
Ylli Rakipi: Thonë që e ka marr Nënë Tereza dhe Bamir Topi.
Shkëlqim Selami: Nuk e di. Mund ta ketë marrë kur ka qenë president.
Ylli Rakipi: E kam të qartësuar nga gazetarët e mi. Nënë Tereza, Bamir Topi dhe në fund e keni marr ju. Apo Bamir topi ka qenë i treti?
Shkëlqim Selami: Nuk e di se nuk jam i interesuar.
Ylli Rakipi: Meqenëse jemi këtu, për çfarë jepej kjo dekoratë?
Shkëlqim Selami: Kjo jepej, për merita për bamirësi dhe duke qenë pranë halleve të komunitetit.
Ylli Rakipi: Ty të është dhënë për bamirësi se Bamir Topit i është dhënë për gjë tjetër. Se bamirësi nuk ka bërë ai. Apo ka bërë? Nënë Tereza ok se ka bërë bamirësi në gjithë botën. Ju keni bërë bamirësi në Vlorë, Bamiri nuk ka bërë.
Shkëlqim Selami: Po të dëgjosh fjalën e tij, ai thotë se nëse ka një titull që unë ndihem krenar sot, se unë nuk e dija se ca do të thotë titulli “kavalieri i paqes” është ky titull sepse unë shikoj një djalë që bën bamirësi që në moshën 20 vjeç, unë nuk bëra sot, janë të shtrira në kohë dhe e dyta nuk i kam bërë me pushtet.