Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë ditën e sotme vlefshmërin e zgjedhjeve lokale të 2019-ës. Seanca do të nisë në orën 10.00. Për këtë çështje “Kushtetuesja” kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias, i cili u shpreh rreth dy javë më parë.
“Venecia” artikuloi se Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë të shtyjë zgjedhjet në kushtet e mungesës së bazës ligjore, vlerësoi se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të shqyrtojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe u shpreh se partitë nuk janë të detyruara të marrin pjesë në zgjedhje, por bojkotin e cilësoi të papranueshëm.
Kujtojmë që opozita i bojkoti zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Padia në Gjykatën Kushtetuese u dorëzua nga Shoqata e Bashkive, që drejtohej nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Shoqata kërkonte shpalljen si të pavlefshme të zgjedhjeve të 2019.
Disa ditë më parë PS u shpreh e gatshme për të hyrë në zgjedhje lokale të pjesshme, për bashkitë që kanë mbetur pa kryetar. Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri i bëri thirrje gjykatës të mos e vonojë çështjen, ndërsa shtoi se mazhoranca është gati sapo Presidenti i Republikës të dekretojë datën e re.