• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjatja e vettingut përplas socialistët/ Xhafaj refuzon të firmosë nismën, i pakënaqur me ritmin e punës së KPK-së dhe ONM-së

17:21 : 01/11/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, VETTING

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, aktualisht deputet i PS nuk pranoi të firmoste  nismën kushtetuese të propozuar nga Partia Socialiste për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.

Gjatë mbledhjes së përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore ku po diskutohet nisma e mazhorancës për ndryshime kushtetuese që do të zgjasnin afatin e mandatit të organeve të vetingut Xhafaj u shpreh se duhet një analizë e detajuar para se të merret një vendim.

Sipas tij, analiza do t’i shërbejë edhe publikut për të pasur besim pasi mbi procesin janë hedhur shumë dritëhije.

‘Ky është një rast i mirë për të gjykuar për këtë proces. Në këndvështrimin tim, gjithë kjo procedurë, ka të nevojshme që të na çojë në një analizë të plotë të situatës aktuale në procesin që jemi. Propozimi i kolegëve deputetë është i mjaftueshëm për të vënë në lëvizje procesi parlamentar, deri këtu jemi në rregull. Përgjegjësia jonë është që përmes këtij diskutimi kaq të gjerë që na imponon Kushtetua dhe rregullorja të marrim një vendim i cili të jetë jo një vendimmarrje teknike, por një vendimmarrje që i jep legjitimitet vazhdimit të  këtij procesi’, tha Xhafaj.

Gjithashtu ai u shpreh se kjo kërkon një analizë të plotë të situatës aktuale ku jemi në këtë proces.

Lexo edhe:

No Content Available

‘Së pari faktet konkrete të zhvillimit të këtij procesi. Cilat janë çështjet e  mbyllura me vendimmarrje konkrete dhe cili është statusi për të kuptuar ecurinë e këtij procesi. Për një moment jemi dakord, themi do miratohet. Por pse 2 vjet e gjysmë dhe jo 3 vjet e gjysmë ? pse jo 1 vit e gjysmë që do të ishte akoma më mirë. Të gjitha këto e kanë të nevojshme që të kemi një analizë të kësaj natyre që të themi ky ishte vendim i drejtë. Kjo është në interes edhe të besimit të publikut sepse mbi procesin janë hedhur shumë dritëhije. Të gjitha këto rrethana e bëjnë të domosdoshme që ne të ndërtojmë një analizë që të na japë cilat janë problemet dhe shqetësimet’, deklaroi ish-ministri socialist.

Ndërsa shtoi më tej se është i pakënaqur me ritmin e punës KPK-së dhe ONM-së në këtë proces.

“Personalisht jam shumë i pakënaqur nga ritmi i punës së KPK-së dhe ONM-së në këtë proces. Cilat janë garancitë që s’do vijmë prapë këtu pas 2 vjetësh e të themi a e shtyjmë prapë?” tha ai.

Etiketa: xhafaj vetting ps boldnews host domain omn kpk

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

SPAK mori të pandehur kryebashkiakun e Mallakastrës, Bardhi: Akt i mirëpritur

TË GJITHA

VIDEO/ Pamjet apokaliptike! Zjarri rrethon Delvinën, nis heqja e bombolave të oksigjenit nga spitali

21:53 : 12/08/2025

VIDEO/ Greqia përfshihet nga flakët, urdhër evakuimi për mbi 7,500 banorë

21:45 : 12/08/2025

Zjarri në Delvinë del jashtë kontrollit, flakët u afrohen edhe më shumë puseve të naftës

21:30 : 12/08/2025

Trump nesër do të zhvillojë bisedime me Zelenskyn dhe liderët evropianë

21:28 : 12/08/2025

Champions/ Fenerbahce bën përmbysjen e madhe, eliminon Feyenoordin dhe arrin play-off-in

21:22 : 12/08/2025

“Tirana me të nxehtë rekord”/ Sinoptikani: Ja kur do të ulen temperaturat

21:21 : 12/08/2025

Shqipëria U17 humbet thellë miqësoren me Italinë

21:04 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com