• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shejtani brenda djepit të opozitës

10:21 : 01/11/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Surpriza e radhës nga fronti opozitar ishte votimi i eurobondit që ngarkon me 700 milion euro më shumë qytetarët shqiptarë. Në këtë shkrim nuk do rrekemi të sqarojmë situatën e borxhit publik që duket se po shkon drejt majave ashtu siç kryeministri i vendit kishte premtuar kur kërkonte mandatin e dytë. Ajo që vlen të analizohet dhe merret në konsideratë është veprimi i opozitës, e cila në konferenca shtypi e denoncon këtë sjellje të Edi Ramës, por kur vjen puna te kartonat në parlament ngre ata të bardhë duke mos e nakatosur jeshilen e Edi Ramës me të kuqen që presin shqiptarët prej saj.

“Është marrëveshje ndërkombëtare, jemi të detyruar”, tha ligjvënësi Agalliu për të justifikuar abstenimin e opozitës ndaj zhytjes në borxh. Në fakt, një marrëdhënie tregtare siç është marrja e borxhit nuk mund të jetë dhe nuk është marrëveshje ndërkombëtare. Sidoqoftë, nëse e pranojmë logjikën e ligjvënësit të ri, atëherë do duhet të pranojmë dhe përjashtimin e zotit Berisha nga grupi parlamentar pas shpalljes “non grata” nga sekretari Blinken dhe sfurkut me bar që ofroi e nderuara ambasadore Yuri Kim te selia e Partisë Demokratike. Gjithashtu, kërkesë ndërkombëtare do jetë së shpejti edhe zgjatja e mandateve të trupës së vetingut, edhe pse drejtësia e re duket si një konkubinë e kapur nga pushtetit ekzekutiv i kryeministrit Rama.

Një kërkesë interesante ndërkombëtare mund të jetë dhe fshirja e atësisë dhe amësisë nga regjistrat e gjendjes civile duke i shkëmbyer me prindi 1, 2, e kështu me radhë. Tjetër kërkesë mund të jetë dhe depozitimi mbetjeve kimike dhe lëndëve të tjera të rrezikshme në trupin e tokës sonë. Ndërkaq, jemi dëshmitar të kërkesave ndërkombëtare për shfrytëzimin e naftës si nga Bankers Petroleum ashtu dhe nga kompania Shell, duke e marrë pasurinë e përbashkët nëntokësore, ndërkohë që çmimi i arit të zi po kap 2 mijë lekë të vjetra për litër si askund tjetër në botë.

Këto dhe shumë të tjera nga paradoksalet mund të jenë kërkesa ndërkombëtare, jetojmë në një botë të hapur dhe globale.

Pyetja që lind është: Ç’na duhet opozita nëse për gjërat e rëndësishme vendosin ndërkombëtarët?!

Lexo edhe:

Maliqi shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Po festojnë pushimet me mandate pa vota!

Berisha: Rama e shkatërroi Thethin se votuan PD-në në zgjedhje

Më mirë disa punonjës të ambasadave, shoqatave dhe korporatave të huaja në Tiranë mund të na thonë ç’është e mirë dhe ç’nuk është e mirë për ne dhe ashtu të veprohet. Nuk ka arsye që të votojmë dhe mbajmë edhe me rroga e ofiqe 50 apo 60 deputetë të opozitës të cilët në fund të ditës do bëjnë atë që u thonë së çështje e mirë për ne, sipas ndërkombëtarëve. Në këto kushte, më mirë Partia Demokratike ta mbylli fare dyqanin dhe të mos u japë shpresa të kota shqiptarëve që nuk besojnë dhe janë të zemëruar me pushtetin suprem të rilindjes. Nëse ndodh që mos tu dëgjohet zëri, ata do e gjejnë rrugën e tyre, refugjat në perëndim.

Deputetë eunukë “përfaqësues të popullit” ky vend ka pasur në gjithë historinë e tij, nga dashuria dhe mentorimi i jugosllavëve, te urdhrat e Moskës, te vëllazërimi me kinezët, etj, etj… Por kaq shumë pacipëri, s’kishte ndodhur asnjëherë! Përveçse votojnë si leva të Edi Ramës, përpiqen duke bërë për budallenj qytetarët të cilët i kanë çuar në ato karrige. Nuk e kuptojnë vallë apo s’duan ta kuptojnë se janë përfaqësues të qytetarëve dhe duhet të votojnë dhe sillen sipas asaj që mendohet se përfaqësojnë kur janë votuar dhe jo si konkubina të Edi Ramës. Në raste të tilla, ka një fjalë popullore që e përmbledh më së miri të vërtetën: “Më mirë djepi bosh, se shejtani brenda”.

/BoldNews.al/

Etiketa: PD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maliqi shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Po festojnë pushimet me mandate pa vota!

10:07 : 18/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama e shkatërroi Thethin se votuan PD-në në zgjedhje

12:57 : 17/07/2025
AKTUALITET

Aksioni në Theth, Berisha: Asnjë ndërtesë e prishur nuk është në zonën e mbrojtur

12:43 : 17/07/2025
AKTUALITET

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e PD për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës

12:34 : 17/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Shqipëria është kthyer në prodhuese emigrantësh dhe refugjatësh

11:22 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Shqipëria është një kazus”, Berisha: Nëse BE shikon më shumë stabilitetin është aleate e autoritarizmit

11:14 : 16/07/2025
Para

Ndryshimet Kushtetuese të propozuara nga PS, Kuvendi nis sot diskutimin. Rama në pritje të votave nga opozita

TË GJITHA

Tritoli në Tiranë/ Dalin pamjet nga lokali, xhamat e bërë copash nga shpërthimi

10:49 : 18/07/2025

Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin

10:43 : 18/07/2025

Bashkëshorti i saj u bë viral duke u përqafuar me punonjësen! Gruaja e biznesmenit “merr masa”

10:42 : 18/07/2025

DETAJE nga plagosja me armë në Sarandë/ Zbardhen EMRAT e 4 personave të shpallur në kërkim

10:21 : 18/07/2025

Shkarkimet e Ramës/ Beleri: Në asnjë vend të Europës kryeministri nuk “kërcënon” kryebashkiakët

10:18 : 18/07/2025

BE-ja bie dakord për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

10:12 : 18/07/2025

Maliqi shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Po festojnë pushimet me mandate pa vota!

10:07 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com