• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Shoot, Shoot”, Partizani “anglez” bëhet gati për sfidën e nesërme

20:51 : 30/10/2021
në SPORT
Foto: Partizani.al

Foto: Partizani.al

Edhe pse starti nuk ka qenë aspak i mirë për Partizanin, atmosfera në kampin e kuq duket tepër pozitive. Kjo gjë u pa në seancën e djeshme stërvitore të “demave”, ku i pranishëm ishte dhe Olsi Rama, që ndoqi përgatitjet nga afër. Dy mungesa ranë në sy te stërvitja e djeshme. I pari ishte sulmuesi kryesor i skuadrës, Stenio Zhunior, i cili është vaksinuar dhe ka qëndruar dy ditë pushim, ndërsa i dyti, ishte Kristi Kote, i cili nuk është stërvitur me grupin. Ndërsa Ergys Kaçe u stërvit individualisht duke kryer vetëm disa vrapime rreth fushës.

NDRYSHIMET – Sfida kundër Egnatias, pritet të sjellë disa ndryshime në formacion te skuadra e Partizanit. Mungesat e Zhuniorit dhe të Kaçes janë të sigurta dhe zëvendësuesit e tyre janë Filipoviç në sulm dhe surpriza Maguete në mesfushë. 18-vjeçari është një lojtar për të cilin Daja ka shumë simpati dhe që ka një të majtë të hidhur. Maguete është gjithashtu edhe një driblues shumë i mirë dhe pritet të luajë titullar pas dy sulmuesve, Filipoviç e Cara. Ndryshime do të ketë edhe në mbrojtje, pasi qendërmbrojtësi i ri, Saliou Sembene, pritet të ulet në stol me Damçevskin që rikthehet sërish titullar në krah të Sotës dhe Belicës.

PARTIZANI ANGLEZ – Një detaj shumë interesant që binte në sy gjatë seancës së djeshme stërvitore ishte komunikimi mes lojtarëve gjatë situatave të ndryshme. Kur lojtarët po bënin një ndeshje kontrolli, u dëgjuan shumë shprehje në gjuhën angleze, si: “Shoot”, “pass back” etj. Ky komunikim duket i nevojshëm për shkak të lojtarëve të huaj. Gligorov, Damçevski, Saliou, Filipoviç e Maguete ishin lojtarët e huaj që u stërvitën ditën e djeshme me pjesën tjetër të ekipit. Gjuha angleze e përdorur shpejt, për një moment ngatërroi edhe shqiptarët, pasi Albion Marku dëgjohej teksa i thoshte Valentino Muratajt: “Shoot, shoot!” Kjo është një gjë që ndodh në të gjitha klubet nëpër botë dhe në shumicën e tyre flitet vetëm anglisht. Madje, edhe trajneri Ilir Daja pati një bisedë me Maguete në një moment, ku me shumë gjasa kanë komunikuar në gjuhën angleze.

PORTIERËT – Partizani aktualisht ka tre portierë në kontingjent. Kapiteni Alban Hoxha, Aldo Teqja dhe i riu, Laroshi. Gjatë ndeshjes së djeshme të kontrollit u inkuadruan Hoxha dhe Laroshi, me Teqjan që u stërvit në cep të fushës nga Ilir Bozhiqi. Megjithatë, pas disa minutash, ishte Teqja që u fut në njërën nga portat dhe Laroshi u largua për t’u stërvitur me Bozhiqin. Kujtojmë që Teqja prej disa vitesh tashmë është portieri numër 2 te Partizani, pas Alban Hoxhës, por me ardhjen e Laroshit duket se gjërat kanë ndryshuar. Madje, Laroshi është dhe portieri titullar i ekipit U-21. Megjithatë, në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë përballë Tërbunit është aktivizuar Aldo Teqja, çka tregon se ai është ende portieri numër 2. Partizani përballet me Egnatian ditën e diel në “Air Albania”, me sfidën e vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë Superiore që starton në orën 16:45.

/Panoramasport

Lexo edhe:

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

Etiketa: Partizani

Lajme të lidhura

SPORT

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

19:14 : 19/10/2025
SPORT

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

14:41 : 05/10/2025
SPORT

Fitorja e parë sezonale vjen në “derbin e hallexhinjëve”, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit

21:10 : 03/10/2025
AKTUALITET

Derbi Partizani-Tirana, akset që bllokohen në kryeqytet

16:06 : 03/10/2025
SPORT

Pa diferenca të konsiderueshme, bastet thonë fjalën e tyre për derbin Partizani-Tirana

14:38 : 03/10/2025
SPORT

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

22:24 : 29/09/2025
Para

Fatbardh Kadilli shpall kandidaturën për kreun e PD, do i bashkohet Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha më 11 Dhjetor

TË GJITHA

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com