• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Porti 3D i Durrësit/ Vinçi 3.5 mln euro i Pirro Vengut “rrëzon” projektet në letër të Ramës

12:23 : 28/10/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Dy kompani gjermane dhe një kineze, me përvojë të gjatë në infrastrukturën dhe makineritë portuale, u sfiduan dhe humbën përballë një kompanie shqiptare me seli në Kashar të Tiranës, në një tender mbi 3 milionë euro për blerjen e një vinçi, në një tender të zhvilluar së fundmi nga Autoriteti Portual i Durrësit.

Në Korrik 2021, institucioni i drejtuar nga Pirro Vëngu shpalli tenderin për “Blerje vinçi MHC (Mobile Harbour Crane), me fond limit 408 milionë lekë të reja ose rreth 3.5 milionë euro.

Një muaj më pas mbyllet procedura. Bazuar në dokumentat zyrtare, rezulton se në tender kanë marrë pjesë 4 operatorë, njëri nga Shqipëria, dy nga Gjermani dhe një nga Kina.

Kompania “Hydropower”, e vetmja pjesëmarrëse nga Shqipëria në këtë procedurë, arriti të fitojë tenderin.

Lexo edhe:

Berisha: As 120 “Diella” s’mbulojnë vjedhjet e Pirro Vengut dhe Belinda Ballukut

“Lidhje me kartelin Troplini dhe dorëzimi i pronave të ushtrisë”, Berisha publikon ‘CV’-në e Pirro Vengut

Kjo kompani paraqiti ofertën 385 milionë lekë të reja ose rreth 3.1 milionë euro.

Në foto: Rezultatet e tenderit të zhvilluar nga Autoriteti Portual i Durrësit për blerje vinçi, me fond limit mbi 4 miliardë lekë të vjetra

Përballë saj ishin firma me potenciale ndërkombëtare.

Konkretisht, kompania “Liebherr-Mcctec”, e cila operon në Rostok, në portin më të madh gjerman në brigjet e Detit Baltik, dhe që paraqiti ofertën 3.3 milionë euro.

“Liebherr” u skualifikua nga gara, pasi, sipas Autoritetit Portual, nuk kishte plotësuar kriteret e tenderit, përfshirë edhe faktin e paraqitjes së kontratave të mëparshme për shërbimin e kërkuar.

Kompania tjetër gjermane pjesëmarrë në tender ishte “Konekranes”, një shoqëri me rreth 100 vjet histori në tregun gjerman e më gjerë. Ajo paraqiti ofertën në vlerë 3.3 milionë euro.

Konkurrenti i fundit ishte shoqëria kineze “Nantong Rainbow Heavy Machineries co.”. Ajo u skualifikua, pasi, sipas përllogaritjeve të Autoritetit Portual të Durrësit, oferta e saj ishte më e lartë se fondi limit.

Në përfundim, Autoriteti Portual i Durrësit vendosi që të qëndronin në garë shqiptarja “Hydropower”, e drejtuar nga Lulzim Kapllanaj, i cili më herët ka marrë me koncension nga Damian Gjiknuri edhe koncensionin e hidrocentralit të Grabovës, si edhe shoqëria gjermane “Konekranes”.

Fitues u shpall “Hydropower”, e cila paraqiti ofertën më të ulët.

Ky tender nuk është thjesht dhe vetëm një rast më tepër, kur kompanitë e huaja e kanë thuajse të pamundur të fitojnë në tenderat e institucioneve shqiptare.

Tenderi mbi 3 milionë euro për blerjen e vinçit nga Autoriteti Portual i Durrësit, i cili përbën një investim të rëndësishëm për këtë institucion, vë në dyshim projektin 3D të prezantuar prej një viti nga kryeministri Edi Rama, për shndërrimin e Portit të Durrësit në një port jahtesh.

Ka dy mundësi-ose Autoriteti Portual i Durrësit po kryen shpenzime të tepruara ose projekti i Ramës me grupin arab “EMAAR” ishte thjesht një flluskë sapuni.

Porti “3D” dhe off-shoret

Duke filluar nga Tetori 2020, kreu i qeverisë ka zhvilluar disa takime me drejtuesin e “EMAAR”, Mohamed El Alabar, i cili, siç thuhet, do të investojë 2 miliardë dollarë për të shndërruar portin e Durrësit në një port luksoz jahtesh.

Aq shumë u avancua ky projekt në media, sa një pjesë e mirë e kabinetit qeveritar shijoi edhe darkën luksoze tek lokali i Nusretit në Dubai, në vijim të bisedimeve të suksesshme me grupin financiar “EMAAR”.

Në foto: Qeveritarët në darkën në lokalin luksoz të Nusretit

Por, ndërkohë që Rama përdori të gjithë kanalet e komunikimit për të bindur shqiptarët se ka arritur të sigurojë një investim gjigand për Shqipërinë, gjërat në terren nuk duket se janë ashtu siç paraqiten nga kryeministri.

Sipas projektit Rama-El Alabar”, me ndërtimin e portit të jahteve, porti aktual i Durrësit do të zhvendoset në Porto Romano.

Por, disa të dhëna të publikuara pak kohë më parë në media, treguan se investimi, nëse do të realizohet ndonjëherë, do të kryhet nëpërmjet një rrjeti kompanish në zonat off-shore, në ishujt Kajman.

Në qershor të këtij viti, në Qendrën Kombëtare të Biznesit u regjistrua shoqëria “Symphony Real Estate”, e cila ka si objekt të aktivitetit të saj pikërisht zhvillimin e truallit të portit të Durrësit dhe shndërrimin e saj në zonë rezidenciale dhe ankorim jahtesh, pra të njëjtën me atë që ka paraqitur kryeministri Rama si projekt të grupit nga Dubai, “EMAAR”.

Pikëpyetjeve mbi kompaninë që sillet si investitorë e projektit 2 miliardë dollarë, i shtohen edhe veprimet e Autoritetit Portual të Durrësit.

“Mrekullia financiare” e rreme

Ky institucion, për t’i hapur rrugën “portit të mrekullisë financiare”, duhet të kishte nisur zhvendosjen e pajisjeve dhe aparaturave dalëngadalë drejt periferisë së Durrësit, për të krijuar hapësirën e nevojshme për zbatimin e projektit luksoz arab.

Por, ka ndodhur tërësisht e kundërta. Autoriteti Portual i Durrësit ka vijuar me shpenzime për investime në territorin aktual të portit.

Edhe ky vinçi 3.2 milionë euro, sipas dokumentave të tenderit, do të instalohet në kalatën 7 të Portit të Durrësit.

Me blerjen e këtij vinçi, shpenzimet e Autoritetit Portual të Durrësit kanë arritur në mbi 30 milionë euro gjatë 12 muajve të fundit, që kur Edi Rama shpalosi projektin e jahteve.

Në këtë vlerë nuk përfshihen shpenzimet rutinore, për shërbime riparimesh dhe blerje të nevojave të përditshme.

Vlera 30 milionë euro është për investime të qëndrueshme, të cilat lidhen pazgjidhshmërisht me territorin ku gjendet sot Porti i Durrësit.

Investimi më i madh është dhënia me koncension e Shërbimit e Menaxhimit dhe Operimit të Terminalit të Kontenierëve” për 5 vjet.

Kjo kontratë i kushton shtetit shqiptar 31 miliardë lekë të vjetra, ose rreth 28 milionë euro së bashku me TVSH.

Koncensioni u fitua nga “Hili Company Limited”, një kompani e regjistruar në zonën off –shore të Maltës.

Ndërkohë, rreth 20 miliardë lekë të vjetra të tjera janë shpenzuar gjatë muajve të fundit nga Autoriteti Portual i Durrësit për të tjera investime.

Redaksia iu referua të dhënave të publikuara në Bazën e të Dhënave “openprokurment” për detaje mbi investimet e kryera nga institucioni i drejtuar prej Pirro Vëngut gjatë vitit 2021.

Në foto: Disa nga tenderat infrastrukturorë të zhvilluar nga Pirro Vengu i Autoritetit Portual të Durrësit gjatë vitit 2021

Siç dallohet lehtësisht, Autoriteti Portual i Durrësit ka investuar për asfaltin, rregullim kalatash, shtesë sipërfaqesh për parkim, ndërtim dhe ristrukturim zyrash e të tjerë.

Në listën e shpenzimeve të Autoritetit Portual gjendet edhe shpallja e një tenderi, me vlerë mbi 11 miliardë lekë të vjetra për “Hartimi i Projektit të detajuar teknik të Portit të ri tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano”.

Rezultatet e këtij tenderi pritej të shpalleshin në fund të Shtatorit, por ende nuk ka asnjë sinjal deri në publikimin e këtij shkrimi. Por, gjithësesi, zhvillimi i një tenderi projektimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht se projekti do të realizohet.

Etiketa: Pirro Vënguporti i durresit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: As 120 “Diella” s’mbulojnë vjedhjet e Pirro Vengut dhe Belinda Ballukut

11:26 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Lidhje me kartelin Troplini dhe dorëzimi i pronave të ushtrisë”, Berisha publikon ‘CV’-në e Pirro Vengut

11:31 : 17/09/2025
AKTUALITET

PD denoncon tenderin e Pirro Vëngut: 460 mijë euro për rrethimin e bazës në Elbasan shkojnë për familjarët e PS

11:00 : 14/09/2025
AKTUALITET

Nga Balluku te Spiropali e Vengu, ministrat e vjetër të qeverisë së Ramës (EMRAT)

13:11 : 11/09/2025
AKTUALITET

Përmbytet Durrësi, makinat bllokohen në nënkalimin pranë portit

08:39 : 11/09/2025
AKTUALITET

Stuhia në Durrës/ Trageti këput litarët, hekurat bien mbi anijet e tjera (VIDEO)

14:38 : 30/08/2025
Para
Foto: Instagram

E shtruar në spital prej ditësh, Chiara Ferragni tregon gjendjen shëndetësore të së bijës

TË GJITHA

Arbjan Mazniku paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë për dosjen “5D”

09:18 : 02/10/2025

Zemra e Saimir Sulës dërgohet në Belgjikë për ADN pas 5 vitesh zvarritje, e motra: Mund të falsifikojnë rezultatet

09:16 : 02/10/2025

Rrëshqitje gurësh në aksin kombëtar Burrel-Skuraj, bllokohet qarkullimi tek Ura e Ulzës

09:13 : 02/10/2025

SPAK aksion në Durrës, kontrolle tek “Rrumi i Shijakut”

08:59 : 02/10/2025

Bie bora e parë, zbardhet Kukësi/ PAMJE

08:54 : 02/10/2025

RTSH ekspozon në Kuvend krizën financiare

08:47 : 02/10/2025

Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

08:41 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com