Policia e Santa Fe ka reaguar lidhur me inicdentin e ndodhur gjatë xhirimeve të filmit “Rust” ku aktori Alec Baldwin vrau gabimisht me armë kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin e filmit Joel Souza.
Sipas BBC, policia ka thëne se është ende herët që të ngrihen akuza në lidhje me vrasjen aksidentale. Sherifi lokal tha se Alec Baldwin-it iu dorëzua një armë e mbushur me fishekë në setin e xhirimeve të filmit New Mexico. Autoritetet kanë gjetur rreth 600 prova në lidhje me hetimin, duke përfshirë tre armë zjarri dhe 500 fishekë municionesh. Deri më tani në hetim nuk është bërë asnjë arrestim apo akuzë.
Duke folur në një konferencë shtypi të mërkurën, Sherifi i Qarkut Santa Fe, Adan Mendoza, bëri të qartë se hetimi ishte ende në fazat e tij të hershme dhe ende duhen bërë shumë intervista të tjera, duke përfshirë Baldwin, i cili tha se po bashkëpunon me autoritetet.
Sherifi u tha gazetarëve se ishin deri në 100 persona në xhirimet e filmit western, të quajtur Rust, kur ndodhën të shtënat, dhe se të gjithë do të merren në pyetje.
“Unë mendoj se faktet janë të qarta – një armë iu dorëzua z. Baldwin. Arma është funksionale dhe qëlloi një plumb të drejtpërdrejtë duke vrarë zonjën Hutchins dhe duke plagosur zotin Souza,” tha ai.
Sipas tij, dy persona të tjerë e kanë mbajtur armën që la të vdekur Hutchinsin, para se atë ta mbante Baldwin. Sherifi shtoi se një plumb u gjet nga shpatulla e z. Souza dhe u dorëzua si provë, si dhe arma e zjarrit, e cila u qëllua nga z. Baldwin, dhe gëzhojat e ngelura. Ai tha se municione të tjera mund të kenë qenë në grupin Rust, por ato ende nuk janë testuar në një laborator krimi.