• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dega e PD në Bruksel: Të mblidhet urgjent Kuvendi, lidershipi po shkatërron partinë

16:20 : 23/10/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Dega e Partisë Demokratike në Bruksel, Belgjikë, ka reaguar përmes një deklaratë për zhvillimet e fundit brenda kësaj partie.

Anëtarët e kësaj dege kërkojnë urgjentisht mbledhjen e Kuvendit Kombëtar pasi partia po shkon në rënie të lirë dhe po merr tendenca diktatoriale pas vendimeve të fundit përjashtuese dhe duke shkelur statutin të lidershipit të PDSH.

“Kësaj situate krejt të kundërt me atë çfarë kemi synuar ne, i shtohet mosrespektimi i statutit të Partisë Demokratike nga vendimet personale të marra pa u konsultuar me forume vendimmarrëse. Ky lloj i vendimmarrjes bie ndesh me vlerat tona demokratike dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron vlerat rreth të cilave u krijua partia demokratike,” shkruhet mes të tjerave në këtë deklaratë.

Deklaratë e degës së Partisë Demokratike në Belgjikë, Bruksel 22/10/2021

Ne, anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Shqipërisë me banim dhe qëndrim në Mbretërinë Belge, ndjekim me vëmendje dhe shqetësim të gjitha zhvillimet që ndodhin në vendin tonë, në Shqipëri, e sidomos zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike.

Lexo edhe:

PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit dhe përsëritje të seancës

“Diktatura vazhdon”, Paloka: E shpërndau sot ‘mreti’ Parlamentin!

Edhe pse nuk gjëndemi fizikisht në atdhe, e ndjejmë veten pjesë të pandarë dhe të rëndësishme të vendit tonë. Anëtarët e Partisë Demokratike në Belgjikë janë bijtë dhe bijat e demokratëve që rrjedhin nga shresat më të persekutuara, të denuara, të internuara, të margjinalizuara nga politika e ndjekur nga komunistët me luftën e klasave, në periudhën e diktaturës.

Po ashtu, prindërit tanë dhe në një masë të madhe, sipas moshës neve vetë, si edhe fëmijët tanë, jemi ata që i vumë shpatullat rrëzimit të rregjimit diktatorial dhe i hapëm rrugën demokratizimit të Shqipërisë, ekonomisë së tregut të lirë, sundimit të ligjit, fjalës së lirë dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Me një fjalë ishim ne ata që bashkë me vëllezërit e motrat tona që banojnë në Shqipëri dhe mijëra të tjerë që janë detyruar të largohen si ne, e shndërruam Shqipërinë nga vendi më i egër komunist në një demokraci të natyrës perëndimore. Pikërisht për këtë ne nuk reshtim se mbështeturi demokracinë në Shqipëri.

Por ngjarjet e fundit siç janë vjedhja e votave, shkatërrimi i sistemit të drejtësisë dhe kapja e saj prej qeverisë së Edi Ramës, korrupsioni galopant, kapja e medias, stanjacjoni ekonomik, dhe ai në rrugën e intergrimit evropian, keqpërdorimi dhe vjedhja e fondeve publike dhe në krye të të tëra këtyre – vjedhja dhe manipulimi i votës së lirë të popullit shqiptar, na bëjnë të mendojmë se Shqipëria po rrëshqet në një autokraci të re, ku populli voton por qeveria numëron.

Kësaj situatë krejt të kundërt me atë çfarë kemi synuar ne, i shtohet mosrespektimi i statutit të Partisë Demokratike nga vendimet personale të marra pa u konsultuar me forume vendimmarrëse.

Ky lloj i vendimmarrjes bie ndesh me vlerat tona demokratike dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron vlerat rreth të cilave u krijua partia demokratike.

Ne kërkojmë që më së pari, të gjithë demokratët të mblidhen rreth Partisë Demokratike, duke mos e lënë atë në rënie të lirë. Kërkojmë që forumet e partisë të respektohen dhe çdo masë që merret të merret vetëm e vetëm bazuar në Statutin e Partisë; Kërkojmë që të gjithë demokratët pa përjashtim, të grumbullohen dhe të thonë fjalën e tyre nëpërmjet të forumeve të partisë për të ardhmen e saj.

Për një të ardhme që vjen thjesht dhe vetëm bazuar në votën e lirë, në vullnetin e lirë të antarëve të saj dhe jo bazuar në urdhëra dhe vendime arbitrare, që bien era diktaturë.

Kërkojme mbledhjen sa më parë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, si organi më i lartë dhe përfaqësues i kësaj partie, për të rikthyer mekanizmin e demokracisë së brendshme, si dhe për të vendosur për të ardhmen e PD.

Ne demokratët e Belgjikës jemi në mbështetje të Partisë Demokratike, pasi kemi luftuar dhe do të luftojmë deri në fitoren e saj dhe rrëzimin e qeverisë post komuniste, autokratike, mafioze, narko – socialiste, të Edi Ramës.

Për të arritur këtë duhet të jemi të bashkuar dhe lidershipi ynë të respektoje vullnetin e shumicës.

Rroftë Shqipëria, Rroftë Demokracia, Rroftë Partia Demokratike

Etiketa: BrukseldeklarataPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit dhe përsëritje të seancës

13:49 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Diktatura vazhdon”, Paloka: E shpërndau sot ‘mreti’ Parlamentin!

12:32 : 18/09/2025
AKTUALITET

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, socialistët kërkojnë ndëshkimin e deputetëve të PD

11:56 : 18/09/2025
AKTUALITET

“PD do të kalojë në veprime”, Berisha: Hapja e kapitujve për Ramën, licencë për asgjësimin e parlamentit

11:40 : 18/09/2025
AKTUALITET

PD mbledh grupin parlamentar në selinë blu pas tensioneve në Kuvend

11:07 : 18/09/2025
AKTUALITET

Programi qeveritar miratohet pa debat! Mbyllet seanca, rregullorja ‘fluturon’ mbi kokën e Ramës

10:55 : 18/09/2025
Para
Foto: FSHF.org

Bylis i pandalshëm në Kategorinë e Parë, njihuni me rezultatet e 8-të sfidave

TË GJITHA

“Plumbi i Artë”, Enver Diva: Edi Rama e SPAK-u janë bërë bashkë

14:46 : 18/09/2025

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit – themeli i besimit mes qeverive e popujve

14:43 : 18/09/2025

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes! Mashtrimet online po marrin forma të reja

14:37 : 18/09/2025

Policia e Kosovës gjen municion luftarak në veri, çfarë dyshohet

14:27 : 18/09/2025

Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

14:18 : 18/09/2025

EMRI-FOTO/ Ky është polici që u filmua në momente intime me një adoleshente, shoqërohet njerku i adoleshentes

14:08 : 18/09/2025

PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit dhe përsëritje të seancës

13:49 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com