Këngëtarja Fifi dhe modeli Granit Cana duket se po shkojnë drejt një lidhje dashurie brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Mbrëmjen e djeshme ata fjetën pranë njëri-tjetrin dhe para se t’i zinte gjumi i shprehën ndjenjat njëri-tjetrit.
Fifi iu drejtua me fjalët “Vdiqa të përqafoj”, ndërsa Graniti u shpreh se dëshironte ta puthte, por për të ndërmarrë këtë hap duhet të kenë durim. Më pas, ata mbajtën shtrënguar duart e njëri-tjetrit dhe i zuri gjumi.
Pjesë nga biseda:
Fifi: Je shumë i mirë
Graniti: Edhe ti
Fifi: Ti je më i mirë se unë
Graniti: Jo, je edhe më e kujdesshme
Fifi: Vdiqa të përqafoj
Graniti: Edhe unë ty me të puth. Duhet të kemi durimi, është çelësi xhenetit
View this post on Instagram