Janë drejt mbylljes hetimet për vrasjen e Ardit Gjoklajt brenda landfillit të Sharrës.
Prokuroria, do të dërgojë në gjyq punonjësit e kompanisë “3R” që kishin marrëveshje për selektimin e mbetjeve brenda landfillit të Sharrës.
Për vdekjen e Ardit Gjoklajt do të akuzohet shoferi i eskavatori Edmond Kollari me akuzën “Shkelje të rregullave të qarkullimit” me pasojë vdekjen. Në gjyq do të përfundojë edhe përgjegjësi i turnit Defrim Hakrama meqenëse ishte ai që e kishte punësuar 17-vjeçarin.
Ndërkohë për akuzën e punësimit të paligjshëm, do të akuzohet administratori i kompanisë “3R” Edurim Teqja.
Ndërkohë vazhdojnë hetimet për marrëveshjen e bashkisë me kompaninë “3R”. /AbcNews