• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Europiani U-21/ Bushi: Ndaj Andorrës synojmë vetëm 3 pikët

12:16 : 07/10/2021
në SPORT
Foto-FSHF

Foto-FSHF

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi ka dalë në konferencë për mediet të mërkurën, ku ka folur për sfidat e radhës në eliminatoret e Europianit 2023.

Kuqezinjtë do të luajnë sot ndaj Andorrës në “Elbasan Arena”, teksa 4 ditë më pas do të sfidojnë Slloveninë po në Elbasan.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Bushi shprehet se përfaqësuesja e 21-vjeçarëve është e motivuar për të bërë një ndeshje të mirë dhe për të lënë pas humbjen e fundit në çeki. Tekniku thekson se në grupin e lojtarëve të thirrur ka elementë cilësorë të cilët mund të bëjnë diferencën dhe se objektivi i vetëm ndaj Andorrës është marrja e tre pikëve.

Gjithashtu, Bushi është i kënaqur me punën e bërë me ekipet kombëtare të moshave, që vitet e fundit kanë prodhuar shumë lojtarë të cilët tashmë japin kontributin e tyre në Kombëtaren A.

Duke folur për sfidën ndaj Andorrës, Bushi theksoi se, “me Andorrën brenda një viti e gjysmë kemi luajtur 3 ndeshje, dy i kemi fituar dhe një kemi marrë barazim atje. Është një ekip që ne e kemi vlerësuar maksimalisht, si nga ana e stafit, po ashtu edhe lojtarët. E shohim si të kemi Gjermaninë përballë, mezi e presim si ndeshje për të thënë që nuk jemi ne ata që kemi humbur në Çeki, por ishte një humbje momentale dhe ekipi duhet të reagojë dhe kjo ndeshje ka një domethënie të madhe. Ashtu si Andorra, edhe ne jemi një ekip modest, por ne kemi shpirtin e garës dhe luftën për të fituar një ndeshje e kemi shumë të madhe. Nëse na mungon kjo atëherë kemi probleme. Mendoj se këtë radhë nuk do të na mungojë”.

Lexo edhe:

E turpshme! Duka dhe Rama ndalojnë sërish flamurin e UÇK-së në stadium (VIDEO)

Kulisat/ Si po tenton Rama ta veshë Zhegrovën me bluzën e Juves

Për sfidën ndaj Sllovenisë, Bushi tha se, “do të jetë një kundërshtar i vështirë, por vëmendja dhe objektivi janë tre pikët me Andorrën”.

“Mendoj që humbjet nuk sjellin gjëra negative, kështu mendoj unë dhe këtë i kam transmetuar edhe lojtarëve. Çdo humbje ka gjërat pozitive që ne kemi mësuar shumë nga humbja me Çekinë, kemi parë defektet se pse kemi humbur. Disa lojtarë nuk kanë dhënë maksimumin pas golit të dytë, ky është futbolli. Ne nuk duhet të ulim kokën por duhet të vazhdojmë përpara për ta kthyer ndeshjen. Siç kemi bërë edhe me Andorrën në ndeshjen e kaluar në Elbasan. Mendoj se si humbjet edhe fitoret duhet t’i harrojmë dhe këtë i them edhe çunave, pasi edhe nëse fitojmë kjo harrohet pas 24 orëve. Ky është futbolli, duhet të kesh vazhdimësi. Gjithashtu, edhe humbjet. Mendoj se nesër do të bëjmë shumë mirë”, tha Bushi.

Etiketa: alban bushiFSHF

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E turpshme! Duka dhe Rama ndalojnë sërish flamurin e UÇK-së në stadium (VIDEO)

21:56 : 09/09/2025
SPORT

Kulisat/ Si po tenton Rama ta veshë Zhegrovën me bluzën e Juves

17:21 : 27/08/2025
SPORT

Detyrimet e pashlyera, FSHF i bllokon merkaton Tiranës dhe Skënderbeut

19:14 : 04/08/2025
SPORT

TKZ: Një herë na eliminuam dhe FSHF e Dukës u dënua me gjobën marramendëse

14:53 : 23/07/2025
SPORT

Duka la jashtë tifozët e vërtetë, FIFA dënon FSHF-në për ndeshjen me Serbinë

10:38 : 23/07/2025
SPORT

Tirana, rrethimi dhe siguria mbajnë peng rikthimin e klubit në “Selman Stërmasi”

17:31 : 22/07/2025
Para

I akuzuar për drejtimin e një grupi kriminal, dënohet me 15 vite burg Domart Konjari

TË GJITHA

Pas aksidentit dogji makinën, 27-vjeçari shqiptar dënohet me 5 vite burg në Angli

10:04 : 01/10/2025

Edhe me Veliajn në burg, opozitës i duhet ‘një mrekulli për Tiranën’

10:00 : 01/10/2025

Mbyllja e qeverisë në SHBA/ Ambasada Amerikane në Tiranë: Faqja zyrtare nuk do të përditësohet

09:42 : 01/10/2025

U zhduk një ditë më parë, 15-vjeçari nga Gjirokastra gjendet në Tiranë

09:34 : 01/10/2025

Kishte dijeni për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga një efektiv, pezullohet shefi i Komisariatit të Përmetit

09:21 : 01/10/2025

SHBA/ Mbyllet qeveria federale, çfarë do të thotë kjo

09:14 : 01/10/2025

Shpërthim dhe të shtëna në Mynih, një i vdekur dhe disa të plagosur

08:59 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com