• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Pandora Papers”, shqetësim për kryeministrin çek Andrej Babis në prag zgjedhjeve

22:30 : 06/10/2021
në BOTA

Kryeministri çek Andrej Babis shkon në zgjedhjet parlamentare këtë javë, i goditur nga një skandal tjetër që e lidh atë dhe qindra të pasur të tjerë me llogaritë në parajsat fiskale jashtë vendit.

Gjetjet e Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues të quajtur “Dokumentet Pandora” hedhin dritë mbi mënyrën se si elita dhe të korruptuarit përdorën llogari bankare jashtë vendeve të tyre për të mbrojtur pasuritë nga taksat ose për të fshehur fitimet nga veprime të parregullta.

Çfarë bëri Babis?

Në vitin 2009, Babis, një miliarder populist, vendosi 22 milionë dollarë në kompani të regjistruar në parajsa fiskale për të blerë 16 prona në jug të Francës, përfshirë një kështjellë, zbuloi hetimi. Sipas dokumenteve të siguruara nga partneri çek i grupit të gazetarëve investigativ, Investigace.cz., ato nuk figuronin në deklaratat e detyrueshme të pasurisë të paraqitura nga zoti Babis.

Babis ka mohuar se ka bërë ndonjë shkelje dhe pretendoi se publikimi i fundit kishte për qëllim ta dëmtonte atë në zgjedhje.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

“Unë nuk kam asnjë llogari në parajsat fiskale. Unë nuk kam asnjë pronë në Francë”, tha ai. “Janë akuza të rënda, të rreme që kanë për qëllim të ndikojnë në zgjedhje. Kjo është e gjitha.”

Njësia policore e krimit të organizuar në Republikën Çeke tha se do të hetonte situatën. Opozita po kërkon që Babis të ofrojë dëshmi se veprimet e tij ishin në përputhje me ligjin.

Si është situata politike?

Babis, 67 vjeç, ka patur një mandat të shoqëruar me skandale të shumta, por të gjitha sondazhet publike tregojnë se lëviza e tij e qendrës “ANO” (PO) pritet të fitojë zgjedhjet me rreth 25% të votave.

Pesë parti opozitare me politika më të afërta me lëvizjen kryesore pro-Bashkimit Evropian kanë lënë mënjanë dallimet e tyre për të krijuar dy koalicione që synojnë rrëzimin e kryeministrit euroskeptik nga pushteti.

Zoti Babis ka udhëhequr një qeveri koalicioni me një shumicë të thjeshtë të përbërë nga “ANO” dhe socialdemokratët me mbështetjen e komunistëve, duke i dhënë partisë së majtë ekstreme në mënyrë indirekte pak pushtet për herë të parë që nga viti 1989. Partia Komuniste kundërshton me forcë NATO-n dhe mban lidhje miqësore me komunistët në pushtet në Kubë, Kinë dhe Korenë e Veriut.

Socialdemokratët dhe komunistët mund ta kenë të vështirë të fitojnë vende në Parlament këtë radhë. Sfida kryesore për rivalët kryesorë të zotit Babis është bashkimi i tyre.

Koalicioni i qendrës së djathtë “Së Bashku” përbëhet nga Partia Konservatore Demokratike Qytetare, Kristiandemokratët dhe partia liberale-konservatore “TOP 09”. Partia Liberale e Piratëve dhe STAN, një grup kryetarësh dhe kandidatësh të pavarur, formuan një koalicion të qendrës së majtë.

Secili koalicion pritet të fitojë rreth 20% të votave.

Pavarësisht dallimeve të tyre në shumë çështje, si ndryshimi i klimës, martesat e së njëjtës gjini, dhe monedha euro, të gjitha partitë opozitare mbështesin praninë e vendit në BE dhe NATO.

Fushata e zotit Babis me mesazh kundër migrantëve

Babis po mbështetet në një fushatë agresive, me temë kryesore migrimin. Ai u ka premtuar votuesve se asnjë emigrant i paligjshëm nuk do të lejohet të hyjë në Republikën Çeke dhe akuzoi opozitën, pa ofruar prova, se ajo po fton refugjatët.

Ai gjithashtu është zotuar të mbrojë çekët nga Bashkimi Evropian, për të cilin ai thotë se dëshiron të shkatërrojë sovranitetin e vendit. Plani i BE -së për të trajtuar ndryshimet klimatike gjithashtu do të dëmtojë mënyrën e jetesës së popullit çek, ka thënë Babis.

Duke vënë në shënjestër mbështetësit e tij kryesorë, ai rriti pensionet më shumë se sa kërkohej dhe uli taksat mbi të ardhurat mes një deficiti rekord të shkaktuar nga pandemia, një veprim që ka shqetësuar ekonomistët.

“Babis po përpiqet të përçajë shoqërinë, të krijojë një atmosferë frike për sigurinë e tyre dhe të paraqitet si njeriu i vetëm që mund t’i mbrojë ata”, tha analisti politik i Universitetit Palacky, Tomas Lebeda. “Është një strategji klasike e përdorur nga shumica e populistëve, përfshirë (ish-presidentin amerikan) Donald Trump, dhe (Kryeministrin hungarez) Viktor Orban.”

Një politikan veprimet e të cilit shpesh vihen në dyshim?

Nuk është hera e parë që emri i zotit Babis përmendet në raporte si “Pandora Papers” për pasurinë dhe bizneset e tij, që kur partia e tij fitoi zgjedhjet e vitit 2017.

Rreth 250 mijë çekë protestuan kundër tij dy herë në vitin 2019 për dyshimet se ai ishte përfshirë në manipulim me fondet e BE-së dhe akuzat për bashkëpunimin e tij me policinë sekrete të epokës komuniste të vendit. Ato ishin protestat më të mëdha anti-qeveritare në vend që ngaRevolucioni “Kadife” në vitin 1989.

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

Vaksinat anti-Covid për fëmijët, Sallabanda: Ja grupmosha më e mbrojtur

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com