Policia e Shtetit ka njoftuar mëngjesin e sotëm se është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj, shtetasja, Lefteria Dhima, nëna e peshngritësit shqiptar, kampion të Greqisë Pirro Dhima.
Lefteria Dhima,75 vjeç, dyshohet se ka pësuar vdekje natyrale për shkak të një arresti kardiak 3 ose 4 ditë më parë. Ajo u gjet pa jetë pranë kazanëve të rakisë.
Më datë 30.09.2021, në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh., 75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”,- shkruhet në njoftimin e policisë.