• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritja e çmimit të bukës, Denar Biba dhe dy anëtarë të Konkurencës nuk gjobisin prodhuesit e miellit

22:32 : 29/09/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se nuk i ka gjobitur kompanitë që operojnë në tregun e importit të grupit dhe prodhimit të miellit, pas rritjes së çmimit të bukës në vend.

Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e datës 29.09.2021, lidhur me vendimin “Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara me VKK nr. 700, datë 24.07.2020”, në një votim 2 pro dhe 3 kundër, nuk miratoi propozimin e Sekretariatit për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit.

Sipas njoftimit të Konkurrencës, anëtarët që votuan pro vendosjes së gjobës janë:

Juliana Latifi

Eduard Ypi

Lexo edhe:

Farmacitë dhe depot ‘në lupë’, qindra milionë lekë penalitete për abuzime me barnat

Tregtarët e “5 Majit” mes hirit dhe gjobave

Anëtarët që votuan kundër vendosjes së gjobës janë:

Leida Matja

Adriana Berberi

Denar Biba

Hetimi

Më herët, Konkurrenca kishte njoftuar se do të dilte me një vendim nëse prodhuesit kryesorë të miellit në vend po vazhdojnë të ndjekin një marrëveshje të ndaluar, me qëllim fiksimin e çmimeve.

Përmes një njoftimi zyrtar, ky institucion bëri të ditur se me anë të vendimit nr. 700, datë 24.07.2020 ka konstatuar sjelljen e bashkërenduar midis ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, pasi këto ndërmarrje kanë bashkërenduar sjelljen, duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal. Sipas vendimit, kjo sjellje përbën shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Në vendimin e vitit të kaluar, AK iu vendosi ndërmarrjeve të hetuara detyrimin të mos caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi; të mos kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet; të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit; të raportojnë çdo 3 (tre) muaj pranë AK-së të dhëna mbi blerjet dhe shitjet në përmbushje të detyrimeve të dhëna sipas kësaj pike.

Pjesë e vendimit ishte gjithashtu monitorimi për një periudhë njëvjeçare e sjelljes së ndërmarrjeve të mësipërme.

Reagimi i AK erdhi pasi disa prej prodhuesve të bukës në vend kanë rritur çmimin e bukës masive me 10 lekë. Sipas subjekteve anëtare të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, rritja e çmimit të bukës ka ndodhur kryesisht për shkak të shtrenjtimit të miellit, por edhe rritjes së kostove të punës, për shkak të emigracionit.

Nga ana tjetër, prodhuesit e miellit deklaruan për “Monitor” se shkaku kryesor i shtrenjtimit të këtij produkti është rritja e çmimit të grurit në tregjet ndërkombëtare, me rreth 65% në një vit. Arsyet janë rënia e prodhimit të shteteve më të mëdha prodhuese, por edhe për shkak të thatësirës dhe përmbytjeve në disa vende të Europës. Sipas tyre, kjo rritje është reflektuar vetëm në masën 10-12% në çmimet e miellit, por nëse kjo tendencë vazhdon, shtrenjtimi i mëtejshëm i miellit do të jetë i pashmangshëm. /Monitor/

Etiketa: bukagjobakonkurenca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Farmacitë dhe depot ‘në lupë’, qindra milionë lekë penalitete për abuzime me barnat

08:23 : 30/05/2026
AKTUALITET

Tregtarët e “5 Majit” mes hirit dhe gjobave

21:09 : 14/05/2026
AKTUALITET

Portet turistike/ Si po e godasin konkurrencën ‘ligjet me porosi’ të qeverisë

10:58 : 14/04/2026
AKTUALITET

Shtyhet seanca në GJKKO për Arben Ahmetajn

14:32 : 10/04/2026
AKTUALITET

Raiffeisen kthen në “telenovelë” gjobën 6 mijë euro për ndërtim pa leje: “Objekti na siguron të dhënat e klientëve”

14:17 : 08/04/2026
AKTUALITET

Administrata pushon, gjoba punon; Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit

10:23 : 24/03/2026
Para

Për herë të parë në botën arabe, një grua emërohet kryeministre

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom