Nuk mund të kalohet për të shkuar në Dajt pasi rruga është e bllokuar.
Ky është njoftimi i Policisë së Tiranës ku bën të ditur se segmenti rrugor Interurban Tiranë – Dajt, nga Trau i parkut të Dajtit dhe në vazhdim për Rrugën lart, është e pakalueshme edhe me zinxhir.
Po punohet për hapjen e segmentit Rrugorë.
Ndërkaq, autostrada Tiranë – Durrës, nuk ka probleme. Segmenti Rrugorë Interurban Tiranë – Ndroq – Durrës, nuk ka probleme.
Segmenti Rrugorë Interurban Tiranë – Elbasan, është i kalueshëm nga Tuneli pa probleme, rruga e vjetër ka prezencë të pakët bore, por i kalueshëm pa zinxhir.