• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Vendi në epidemi gripi, nuk ka vaksina

20:09 : 04/01/2017
në KRYESORE, SOCIALE

Një ditë pasi Ministria e Shëndetësisë mbylli çerdhet kopshtet dhe shkollat ne gjithë vendin dhe deklaroi se në bashkëpunim me ISHP-në ka siguruar 93 250 doza vaksinë kundër gripit dhe se po kryen shpërndarjen e tyre, rezulton se në 5 qendra shëndetesore nuk ka vaksina anti grip ndërsa në qendrën nr.10 vaksinat janë të destinuara për grupin e fëmijëve mbi 9 vjeç dhe të moshuarit.

Për të shmangur epideminë Instituti i shëndetit publik në një intervistë për Ora News në mes të muajit Nëntor paralajmëroi trendin rritës të virusit te gripit dhe bëri thirrje për vaksinim të popullatës sidomos grupit më të riskuar. Por vetëm një muaj e gjysme pas këtij paralajmërimi Shqipëria kaloi nga pragu ne epidemi te plote dhe vaksinat antigrip në qendrat shëndetësore mungojnë. Ekspertet thonë se ne këto kushte vaksinat nuk kane asnjë efekt tek te prekurit ndërsa tek personat e paprekur nga gripi duan dy jave kohe të krijojnë antikorpe qe do te thotë diku ne fund të këtij muaji, ndërkohë qe vaksinimi duhej kryer ne muajt tetor dhe nëntor.

Artan Simaku, ekspert i ISHP-së: Nga OBSH-ja është përcaktuar që stina e gripit fillon në fillim të muajit tetor dhe mbaron në fund të muajit maj. Nga eksperienca e viteve të kaluara, nga mesi dhe fundi i muajit nëntor fillon një trend rritës për të arritur kulmin në fund të muajit janar dhe në fillim të muajit shkurt. Mjeti kryesor për parandalimin e gripit është vaksina. Personat që duhet të vaksinohen më tepër janë fëmijët, gratë shtatzëna, personat e moshës së tretë që kanë sëmundje shoqërore, diabet, obezitet, zemër. (në nëntor)

–Gazetarja: Si paraqitet situata e gripit në vend?

Artan Simaku, ekspert i ISHP-së: Situata e gripit dhe infeksioneve respiratore paraqiti një trend në javën e parafundit të vitit 2016. Aktualisht jemi në një situatë epidemike. Për të frenuar transmetimin e mëtejshëm janë marrë masat e mbylljes së institucioneve të arsimit parauniversitar.

Lexo edhe:

Nis Kuvendi, njeriu që fitoi miliarda nga fatkeqësia e Covid hap legjislaturën e XI-të

27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët është i shtypur

– Gazetarja: Katër ditë mund ta frenojnë përhapjen?

Simaku: Përveç këtyre katër ditëve, kanë qenë edhe ditët e festave të fundvitit. Aktualisht në kontinentin evropian aktualisht tre shtete kanë intensitet më të lartë të qarkullimit, është Shqipëria, Ukraina dhe Finlanda.

-Gazetarja: Sa persona janë prekur nga gripi?

Simaku: Për një javë kemi të prekur 16 mijë persona.

-Gazetarja: Këshilla për personat si të ruhen?

Simaku: Personat që nuk janë vaksinuar duhet të vaksinohen. Personat që janë të sëmurë duhet të paraqiten direkt tek mjeku i familjes. Të evitojnë shkuarjen në farmaci të marrin medikamente nga farmacisti.

Qendra Shëndetësore nr.1

34352456

Gazetari: Mirdita! A erdhën vaksinat për kalamajtë me grip?

Kryeinfermierja: Jo..! Për vaksinat e gripit tek konsultorja e fëmijës.

Gazetari: Mua më thanë te qendra, prandaj tek lagjja. (mjeku i familjes).

Kryeinfermierja: Jo! Akoma nuk kanë ardhur këto të vaksinave të gripit, domethënë sot vjen furnizimi.

Qendra Shëndetësore nr.2

546346

Gazetari: Ku është konsultorja?

Infermierja: Këtu është.

Gazetari: Kanë ardhur ato vaksinat e gripit?

Infermierja: Jo! Akoma s’kanë ardhur!

Gazetari: Po çfarë flitet?

Infermierja: Nuk ka ardhur informacion akoma, edhe pse është bërë mediatike këtu tek ne nuk kanë ardhur. Drejtoresha po pyet për vaksinën e gripit?

Drejtoresha: Atëherë lërë numrin. Ju thanë për numrin e telefonit poshtë?

Gazetari: Po!

Drejtoresha: Lërë numrin e telefonit kur të vijnë vaksinat ju marrim ne në telefon sepse nuk kanë mbërritur tek ne.

Qendra Shëndetësore nr.8

2353574687

Gazetari: Më fal, kanë ardhur vaksinat sot?

Informacioni: Jo!

Gazetari: Kur do të vijnë?

Informacioni: Mbrëmë e dëgjuam edhe ne në televizor. Pyet edhe kryeinfermieren.

Gazetari: Ku është?

Informacioni: Unë e pyeta, po pyete edhe ti. Dera e tretë.

Gazetari: Më falni kanë ardhur vaksinat e gripit?

Kryeinfermierja: Jo!

Gazetari: Kur mendohet të vijnë?

Kryeinfermierja: Nuk kemi ndonjë informacion!

Gazetari: Faleminderit!

Qendra Shëndetësore nr.4

5234624

Gazetarja: Në qoftë se dua të sjell fëmijën për të bërë këtë vaksinën e gripit?

Informacioni: Sille! Po e ke vaksinën ti?

Gazetarja: ëëëë?

Informacioni: A e ke vaksinën?

Gazetarja: Si a e kam vaksinën?

Informacioni: A e ke vaksinën?

Gazetarja: Po jo! S’e duhet të ketë këtu prandaj!

Informacioni: Shko tek dhoma 13 dhe pyet doktorin.

Gazetarja: A ka këtu vaksina apo duhet ta blejë vetë?

Mjeku: Jo s’ka këtu!

Qendra Shëndetësore nr.3

Gazetarja: Për vaksinën e gripit jemi të interesuar. Ka?

Informacioni: Nuk ka!

Gazetari: Për vaksinë gripi?

Mjekja: Nuk ka ardhur asgjë zyrtare, as furnizim që s’bëhet llaf. Nuk kemi marrë akoma, por edhe drejtoreshën përgjegjëse e pyetëm, gjë zyrtar nuk ka ardhur që të dimë.

Qendra Shëndetësore nr.10

Gazetarja: Motra më çoi për t’u interesuar a ka vaksina që të sjellë djalin ta bëj vaksinën e gripit…

Mjekja: Sa vjeç?

Gazetarja: 6 vjeç.

Mjekja: Jo! Jo! Vaksina e gripit është mbi moshën 9 vjeç. Vaksinat e gripit që na ka ardhur udhëzimi sot. Është për fëmijët mbi 9 vjeç.

Gazetarja: Mbi 9 vjeç?

Mjekja: Po! Edhe të moshuar dhe persona të cilët banojnë në zonat epidemike të gripit.

/Ora News/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nis Kuvendi, njeriu që fitoi miliarda nga fatkeqësia e Covid hap legjislaturën e XI-të

10:16 : 12/09/2025
AKTUALITET

27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët është i shtypur

10:02 : 12/09/2025
BOTA

Vrasja e Charlie Kirk, FBI publikon VIDEO të reja të autorit të dyshuar

09:53 : 12/09/2025
AKTUALITET

44-vjeçari nga Kruja bashkë me të birin dhunon vajzën dhe gruan, në banesë i gjenden dhe armë

09:47 : 12/09/2025
AKTUALITET

Tentuan të vrisnin Orges Buzin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim dy autorët (EMRAT)

09:36 : 12/09/2025
AKTUALITET

Sa i gjorë është publiku shqiptar!

09:26 : 12/09/2025
Para

Arrestohet në Francë Ramush Haradinaj

TË GJITHA

Nis Kuvendi, njeriu që fitoi miliarda nga fatkeqësia e Covid hap legjislaturën e XI-të

10:16 : 12/09/2025

27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët është i shtypur

10:02 : 12/09/2025

Vrasja e Charlie Kirk, FBI publikon VIDEO të reja të autorit të dyshuar

09:53 : 12/09/2025

44-vjeçari nga Kruja bashkë me të birin dhunon vajzën dhe gruan, në banesë i gjenden dhe armë

09:47 : 12/09/2025

Tentuan të vrisnin Orges Buzin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim dy autorët (EMRAT)

09:36 : 12/09/2025

Sa i gjorë është publiku shqiptar!

09:26 : 12/09/2025

Plane për grusht shteti në Gjermani, padi kundër “separatistëve saksonë”

09:11 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com