Reperi 2Ton, në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ka zbuluar për ndjekësit e tij se është gjobitur nga policia e Kosovës.
Arsyeja e gjobës ishte se reperi nuk ka respektuar orarin e lëvizjes që është vendosur në Kosovë. 2Ton shkroi me ironi në mbishkrimin e saj se ai po dënohet si çdo qytetar i zakonshëm i pavaksinuar, ndonëse ai vet e ka marrë vaksinën.
“Me vaksinë a pa vaksinë, dënimin e njëjtë e ki”- ka shkruar reperi 31-vjeçar në postimin e tij.