Sa shanse ka Lulzim Basha që të jetë kandidat për Kryeministër nga PD edhe për zgjedhjet e ardhshme? Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se personalisht shikon zero mundësi që Basha të ketë një mundësi të tillë.
“Personalisht ka zero shanse për të qenë kandidat për Kryeministër nga PD. Shikoni sondazhet, për kryetarin e PD votuan vetëm 10 %, e si mund të rrijë ai lider me një mbështetje të tillë.
PD është në pikën më të ulët kritike, ka 74 mijë vota më pak se në 2013. Është kambanë shumë alarmuese për demokratët”, tha Berisha në studion e Syri Tv.