• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pandemi apo plandemi? Brataj ju përgjigjet konspiracionistëve: Nuk jam injorant të rrezikoj jetën për Soros dhe Gates

17:09 : 09/09/2021
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ju është përgjigjur konspiracionistëve, të cilët akuzojnë mjekët në Shqipëri por dhe kudo në botë se po i përgjigjend urdhrave të George Soros dhe të Bill Gates për të zbatuar plandeminë.

Me anë të një shkrimi të gjatë Brataj e quan injorancë një akuzë të tillë, ndërsa shprehet se as ai dhe asnjë mjek tjetër nuk ëhstë injorant sa të rrezikojë jetën e tij për Gates apo Soros.

Postimi i Plotë i Bratajt:

Në punën tonë i fusin hundët politikanët, gazetarët, konspiracionistët, injoranca, të ashtu quajturit mjek popullor abuzivë, mediat, prokuroria, gjykata etj! Ne jemi heronjtë e të kaluarës, ne jemi viktimat e përherëshme, ne jemi të korruptuarit, ne jemi shërbëtorët, ne jemi të betuarit e Hipokratit, ne jemi të detyruar të shërbejmë se na paguajnë, ne jemi të detyruar se të gjithë ata paguajnë taksat! Ne ofendohemi, pështyhemi, qëllohemi, burgosemi, dënohemi me ose pa prova! Ne a paguajmë taksa? Ne ku i fusim hundët? Ne ku jemi? Mbrëmë në darkë duke xhiruar kanalet televizive, çfarë të shikoje? Të gjithë me gishtin tregues ndaj nesh mjekëve, të gjitha kategoritë e mësipërme! Diskutimi? Vaksina dëmton, dikush fiton dhe komandon! Mu shkel e drejta qytetare, nuk më detyron dot të bëj vaksinën! Po ata njerëz që humbën jetën, po ata njerëz që janë invalid dhe mezi marrin fryme pasi bëjnë 100 hapa? Po ata të shtruar në spital, po ata të infektuar, a kanë nevojë të orientohen, të ndihmohen, të shërohen?   Në Itali vaksinimet e para u prezantuan në fund të viteve 1800. Falë përvojës Europiane me vaksinën e lisë dhe kërkimet mbi bakteret të Pasteur dhe Koch. Vaksinimi i parë ishte vaksinimi i lisë, i bërë i detyrueshëm nga ligji CrispiPagliani (1888).

Mendimi i parë: pse duhet të bësh mjeksinë në këtë vend ku mjeksinë e di më mirë kushdo veç ne mjekëve? Pse duhet të bësh mjeksinë në këtë vend ku paguhesh më pak se të sipërpërmendurit?

Lexo edhe:

No Content Available

Duke parë se jetojmë një periudhë pandemie, gjë jo e zakonshme, po aq e pa zakonshme është edhe fillimi i kësaj vjeshte! Fillojnë emisionet televizive si gjithmonë me pakënaqësitë e tyre duke rreshtuar analistët, politikanët, ekonomistët e këdo tjetër përballë njëri-tjetrit. Ky shtator është disi i veçantë, ky shtator fillon me pandeminë, me SarsCov2! Ky shtator fillon me analizën e pandemisë, me gjendjen aktuale të saj! Po kush e bën më mirë këtë analizë dhe interpretim të pandemisë? Sigurisht, POLITIKANËT, KONSPIRACIONISTËT, AVOKATËT, ANALISTËT! Tek-tuk ndonjë mjek me apo pa rol institucional që i përshtatet ambientit dhe agresivitetit të injorancës. Diskutimi mbi të drejtat e njeriut, diskutimi mbi ekzistencën ose jo të virusit, gjyqi 2 i Norembergës etj,  janë shumë të rëndësishme, veç shëndetit të qytetarëve! Duket se më e rëndësishme është fakti nëse do të bëhet me detyrim vaksina, apo nëse është e rëndësishme bërja e vaksinës! Të dëgjosh një konspiracionist ti thotë një profesori injorant, nuk merr vesh nga mjeksia. Ti thuash katër mjekëve në studio nuk merrni vesh, më shumë keni dëmtuar sesa keni shpëtuar. Vetëm unë konspiracionisti kam shpëtuar më shumë se ju! INJORANCA galopante nuk njeh më kufij!

Dikush tjetër shkruan një kryeartikull:

Gjyqi i Nurembergut 2 është në përgatitje: OBSH dhe udhëheqësit botërorë do të duhet të përgjigjen për “Krimet Kundër Njerëzimit”.

Tre pyetjeve tuaja të këtij artikulli i përgjigjem vetëm njëher:

Unë Dr. Skender Brataj u sëmura nga Covid-19 në mars të vitit 2020, rrezikova jetën time në betejën me virusin, vazhdoj ta rrezikoj se këtë profesion e kam zgjedhur vetë. Nuk ma ka këshilluar as Sorosi, as Bill Gates, as Pfizer, Astrazeneca, as politika!

Unë u vaksinova, djali im student u vaksinua, gruaja ime u vaksinua, nëna ime u vaksinua, motra ime u vaksinua, vëllezërit e mi u vaksinuan, familjarët e mi e kanë bërë të gjithë vaksinën.

Si mendoni se jam kaq injorant sa të sakrifikohem për Sorosin dhe Bill Gates? Do sakrifikohem me familjen time për t’ju mbushur mendjen juve? Për asnjë arsye nuk do ta bëja!

Më kujtohen konspiracionistët e viteve 2010 kur thoshin nëpërmjet mykut që kishin në tru se do të zhdukej njerëzimi, do të përmbysej bota në vitin 2012?!                                                           

Erdhën shpëtimtarët! Popull i prisni, këta do ta çojnë ujin në stratosferë, do ta zbresin në atmosferë, do ta purifikojnë nga të gjitha viruset, bakteret, protozoarët, prej mykut dhe do t’ua japin me oksigjen të pastër! Veç mykun nga truri i tyre nuk e heqin dot! Normal, çdo e mirë e ka një të keqe, myku ka kohë që komandon trurin e tyre! Shyqyr që janë pak dhe bëjnë vetëm zhurmë!                                                                                                                                                 A kanë përgjegjësi politikanët, mediat, gazetarët, analistët, avokatët që flasin për mjekësinë? A kanë përgjegjësi për mesazhet e gabuara që ata përcjellin? A kanë ata përgjegjësi për dëmin që i sjellin shëndetit të njerëzve? Sigurisht që kanë!

A KEMI PËRGJEGJËSI NE MJEKËT QË LEMË TË FUSIN HUNDËT NË PROFESIONIN TONË TË GJITHA KATEGORITË?

Sigurisht që kemi. Mjekësinë e bëjmë dhe e aplikojmë sepse besojmë në shkencë, e bëjmë sepse e duam atë, e bëjmë sepse e duam jetën, e bëjmë sepse e mbrojmë jetën.

Politikanë, Analist, Avokat, Konspiracionist, Shërues popullor e kushdo qofsh:

MOS I FUSNI HUNDËT NË PROFESIONIN TONË!

Jemi ne mbrojtësit e jetës, jemi ne që kemi studiuar minimumi 11 vjet për të ushtruar këtë profesion, jemi ne që jemi nxënës gjithë jetën, jemi ne që duhet të përditësohemi me lekët tona për të marë kreditet se nuk na përsëritet liçenca pas pesë vjetësh.

Prandaj STOP të bërit mjek me liçencat tuaja! Ju plotësoni boshllëkun ligjor dhe zbatoni ligjin. Ne nuk bëjmë asnjë nga profesionet tuaja!

Media STOP hapsirës televizive personave jo të autorizuar, jo profesionist, jo mirë mendërisht!

Prokurori dhe institucionet përkatëse, na ndihmoni!  Ndalojini përhapësit e gënjeshtrave, përhapësit e terrorit, përhapësit e panikut, përhapësit e  pa sigurisë!

KOLEGË NËSE JE DAKORT, VENDOSE KËTË STATUS NË MURIN TËND!

NE MBROJMË JETËN.

VAKSINAT JANË ARMA JONË NË KËTË MOMENT!

QYTETARË VAKSINOHUNI, UNË U VAKSINOVA!

Etiketa: brataj knspiracioni boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Vaksinat me detyrim, ja çfarë vendos Gjykata e Strasburgut pas ankesës së mjekëve grekë

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş