• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pandemia/ Informacion dhe transparencë

09:22 : 07/09/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, SHENDETI

Nga mjeku Erion Dasho

Kur nisi vala e tmerrshme e COVID-it vjeshtë 2020-dimër 2021, u kuptua hapur ajo që dyshohej prej kohësh, që ministria dhe komiteti kishin manipuluar prej kohësh shifrat e COVID-it në vend.

Fillimisht statistikat e INSTAT-it nxorrën zbuluar numrin real të vdekjeve (disa fish në krahasim me numrin zyrtar), ndërsa informacione të brendshme nga QSUT provuan se gjysma e të vdekurve prej COVID-it në këtë institucion paraqiteshin si vdekje nga shkaqe banale.

Ky përafrim vazhdoi përgjatë gjithë pandemisë. Zyrtarisht, Shqipëria raporton 150 mijë të infektuar, ndërkohë që faktikisht ky numër vlerësohet në mbi 2 milion. Zyrtarisht raportohen 2,500 humbje jete, ndërkohë që vlerësimet kanë provuar mbi 15 mijë të tilla.

Mashtrimi dhe dizinformimi ka qenë dhe, fatkeqësisht, vazhdon të mbetet deviza e punës së qeverisë, ministrisë dhe komitetit.

Lexo edhe:

Zegjinezimi i politikës

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

***

Ç’po ndodh sot?

Në kundërshtim me parashikimet e zymta, Shqipëria ka shumë pak (për të mos thënë aspak) gjasa të përjetojë sërish situatën kataklizmike të dimrit të kaluar. Studimi i fundit izraelit tregoi se mbrojtja natyrore e fituar pas kalimit të infeksionit ofron mbrojtje të mirë edhe në raport me variantin delta.

Problemet janë dy:

– Për momentin kjo mbetet akoma hipotezë, pasi është gjetja e një studimi të vetëm. Që të kthehet në rekomandim, kjo hipotezë duhet të ballafaqohet me gjetjet e studimeve të tjera, testeve imunologjike, etj. Ndoshta, duhet të kalojnë javë ose muaj para se të shohim një rekomandim të tillë.

– Nuk dihet ende nëse imuniteti natyror krijohet tek personat që e kanë kaluar COVID-in pa simptoma ose me simptoma minimale. Studime të kaluara kanë raportuar se përgjigjja imunitare ndaj COVID-it është në përpjestim me gravitetin e simptomave.

Pavarësisht dy problemeve të përmendura më lart, sot mund të thuhet me siguri relativisht të lartë se COVID-i në Shqipëri nuk ka gjasa të rikrijojë tmerret e përjetuara gjatë dimrit të shkuar. Të paktën përsa kohë flasim për pesë variantet aktuale, nga ai bazë deri tek delta.

Por! Në nivel individual ai ende mund të godasë rëndë. 20 deri 30% e popullatës, e cila është ende e paimunizuar, ofron një terren të gatshëm ku varianti delta sot dhe variantet të tjerë që mund të shfaqen, rrezikojnë të shkaktojnë forma të rënda të sëmundjes ose edhe vdekje (sikundër edhe po ndodh aktualisht).

Në kushtet kur qeveria, ministria dhe komiteti nuk kanë marrë asnjë masë parandaluese dhe i kanë lënë shqiptarët të pambrojtur në raport me sëmundjen, mundësia e vetme që qytetarët kanë është vaksinimi me një prej vaksinave cilësore, Pfizer ose Astra Zeneca.

Për të nxitur një program vaksinimi që është bllokuar prej muajsh për shkak të ofertës skandaloze që përfshinte vetëm CoronaVac-un e pabesueshëm kinez, informacioni dhe transparenca është element kyç.

Ministria dhe komiteti duhet të heqin dorë sa më parë nga deklarata e thatë ditore e cila përsëritet prej 18 muajve si një pllakë gramafoni tashmë bajate!

Sot, duhet raportuar:

– Nga rreth 130 të shtruarit aktualë në spital, sa prej tyre janë të riinfektuar, sa të vaksinuar dhe me cilën vaksinë?

– Nga vdekjet ditore, sa prej të ndjerëve kanë qenë të shëruar më parë nga COVID-i, sa të vaksinuar dhe me cilën vaksinë?

Ky informacion do të bindë shqiptarët për rolin e vaksinave dhe do t’i nxitë ata të vaksinohen. Fakti që oferta e sotme nuk përfshin vetëm CoronaVac-un kinez, por edhe Pfizer-in dhe Astra Zeneca-n, është shumë pozitiv.

Ndërsa deri dje fshehja e informacionit bëhej për qëllime elektorale, për t’i provuar qytetarëve “sukseset” e Boratit dhe boratëve dhe kishte një ndikim indirekt mbi shëndetin dhe jetën e njerëzve, sot fshehja e informacionit është kriminale!

Transparenca e plotë mbi të sëmurët dhe humbjet e jetës nga COVID-i është ndoshta shansi i fundit për t’i nxitur njerëzit të vaksinohen!

Një shans që nuk duhet humbur kurrsesi…

Etiketa: Erion Dashopandemia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zegjinezimi i politikës

10:55 : 03/07/2025
BOTA

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

08:22 : 11/06/2025
AKTUALITET

Erion Dasho: Qeveria po e përdor integrimin si fasadë për propagandë

17:04 : 16/05/2025
AKTUALITET

Putini ynë

10:40 : 13/05/2025
AKTUALITET

Vaksinat: Konspiracion apo mbrojtje e jetës?

08:36 : 07/04/2025
AKTUALITET

Për shëndetësinë madhështore

11:16 : 05/03/2025
Para

"Dua të mbys veten, lëshomë”, polici shqiptar tregon si shpëtoi të renë nga vetëvrasja

TË GJITHA

Plagosi 70-vjeçarin për lojën domino dhe u largua me thikë në dorë, arrestohet autori

09:09 : 29/07/2025

Stuhia dhe shirat shkaktojnë dëme në Elbasan

08:57 : 29/07/2025

Shërbimi serb përdor softuer të diskutueshëm vëzhgimi prej një dekade! Çfarë është UFED?

08:40 : 29/07/2025

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, aksi është bllokuar për rreth një orë

08:25 : 29/07/2025

Drafti i ri i Kodit Penal/ Avokati: 900 nene të përkthyera keq! Ka mospërputhje në përmbajtje

08:19 : 29/07/2025

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet në qershor

08:14 : 29/07/2025

Këmbimi valutor 29 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com