Urimet për ardhjen e 2017, janë bërë në të gjithë globin dhe në të gjitha gjuhët.
Por një qytet i mrekullueshëm si Parisi, ka vendosur që mes të tjerave të urojë ardhjen e Vitit të Ri edhe në gjuhën shqipe.
Kjo ka ndodhur në momentin e ndërrrimit të viteve në Harkun e Triumfit, i cili ishte veshur me figura shumëngjyrëshe, ku në të reflektoheshin urimet në disa gjuhë të botës.
Dhe mes tyre nuk kishte si të mungonte edhe gjuha shqipe, ku siç shihet në foto ka uruar të gjithë: Gëzuar Vitin e Ri














