• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali te “Myslym Shyri”, i hyn fqinjes në ballkon me ndërtim pa leje

22:27 : 30/12/2016
në AKTUALITET

Për ndërtime e riparime pa leje, qoftë edhe brenda shtëpisë mund të ndëshkohesh nga ligji. Madje në disa raste, përfundon në burg edhe duke ndërtuar me leje. stop1

Emisioni investigativ “STOP” solli në vëmendje rastin e familjes Ceku në Bregun e Lumit, që ndonëse kishte një leje për të rikonstruktuar një pjesë të shtëpisë, sapo nisën punimet INUK dhe efektivët e policisë ndërhynë duke i ndaluar ato menjëherë dhe madje arrestuan djalin e shtëpisë, i cili u mbajt padrejtësisht për 3 ditë në burg.

Po kjo nuk vlen për të gjithë…

I tillë është rasti i Ardian Halilaj, i cili sapo bleu apartamentin në rrugën “Myslym Shyri” ndërhyri në ballkonin ekzistues, duke dalë madje edhe në hapësirën e fqinjes.

Kjo e fundit, Shpresa Braho pasi nuk e gjeti të drejtën në zyrat e shtetit, iu drejtua emisionit investigativ “STOP”. Ajo thotë se banori i ri ka vendosur edhe kondicionerët në ballkon, duke i krijuar lagështirë.

Lexo edhe:

Incident në Kamëz, dëmtohet siguresa e kapakut të kutisë së votimit, ja çfarë pritet të ndodhë me votat

Celibashi me vëzhguesit e huaj mbërrin në Parkun Olimpik për votat e Diasporës

“Jam banore e këtij pallati dhe jetoj prej 18 vjetësh. Para një viti vjen një banor i ri, që quhet Ardian Halilaj dhe prish strukturën e ballkonit të tij dhe zgjerohet duke u futur në dritaren e shtëpisë time. Përveçse më ka prekur privatësinë time, sepse më vjen në dritare, gjithashtu në murin tim ka vendosur dy kondicionerë duke më përçuar lagështirë. Në momentin që zotëria prishi murin ekzistues të ballkonit të tij dhe e zgjeroi duke e futur brenda edhe dritaren e shtëpisë time, unë njoftova policinë. Ajo për momentin i ndaloi punimet dhe më drejtoi drejt IKMT-së. Kjo e fundit u njoftua, erdhën, por zotëria i vazhdoi punimet i pashqetësuar. Më pas iu drejtova edhe bashkisë me një letër ankuese, e cila më ktheu një përgjigje, që nuk të prek privatësinë tënde. Duke mos gjetur zgjidhje në asnjë zyrë të shtetit iu drejtova emisionit “STOP” për të gjetur një zgjidhje për problemin tim.”

stop2

Avokati Roland Xhindi shprehet se ka ndjekur të gjithë procedurën juridike në lidhje me problemin e klientes së tij Shpresa Braho.

“Unë nga ana juridike kam ndjekur procedurën duke bërë një ankim në Bashkinë e Tiranës dhe IKMT – së. Përgjigje kemi vetëm nga IKMT – ja, ku sqaron se: Pas konstatimit nuk është konsideruar ndërtim dhe pjesa e kangjellave që është vendosur është një konstrukt i lehtë i bërë për arsye sigurie. Arsyet e sigurisë personi i kishte që në momentin që ka blerë banesën. Jam interesuar përsëri tek IKMT – ja dhe verbalisht më është thënë që kjo çështje ka kaluar për kompetencë tek Policia Bashkiake. Nuk ka kompetencë Policia Bashkiake të ndërhyjë kur ndërtimi ka përfunduar.”

stop3

Sokol Mezini, kryeinspektor i Policisë Bashkiake pranon se Halilaj ka shkelur ligjin ndaj është gjobitur me 1 milion lekë të vjetra dhe detyrimin për të prishur strukturën e paligjshme.

“Zoti Halilaj ka bërë një shkelje, e cila donte të paktën një leje për të bërë atë veprim që ka bërë. Ka hequr kangjellat mbrojtëse të ballkonit të tij. Ai nuk disponon një letër të tillë dhe janë marrë masa administrative, siç thotë ligji, pra ka marrë një gjobë në vlerën 100 000 lekë të reja. Në rast se ai nuk e rregullon, ligji thotë dyshifin e detyrimit dhe vendosjen siç ka qenë struktura e fasadës. Në rast se përsëri nuk do ta bëj, detyrohemi ne si bashki me shpenzimet tona, por zotëria do të marrë faturën, do ta bëjmë ne për ta kthyer në gjendjen e mëparshme.”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Incident në Kamëz, dëmtohet siguresa e kapakut të kutisë së votimit, ja çfarë pritet të ndodhë me votat

22:39 : 11/05/2025
AKTUALITET

Celibashi me vëzhguesit e huaj mbërrin në Parkun Olimpik për votat e Diasporës

22:29 : 11/05/2025
AKTUALITET

Dalin rezultatet e tre kutive të para në Pustec, ja cila parti kryeson

22:25 : 11/05/2025
AKTUALITET

Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës

22:18 : 11/05/2025
AKTUALITET

“Edhe votën e blerë e përfshijnë në sondazhe”, Ndoka: I kisha 3 orë përpara rezultatet e “exit poll”-eve

22:14 : 11/05/2025
AKTUALITET

“Shqipërisë i ka ikur shansi për rotacion me këtë regjim” – Lubonja: PD do kontestojë zgjedhjet

21:54 : 11/05/2025
Para

"Blindohet” Europa në prag të ndërimit të viteve

TË GJITHA

Incident në Kamëz, dëmtohet siguresa e kapakut të kutisë së votimit, ja çfarë pritet të ndodhë me votat

22:39 : 11/05/2025

Celibashi me vëzhguesit e huaj mbërrin në Parkun Olimpik për votat e Diasporës

22:29 : 11/05/2025

Dalin rezultatet e tre kutive të para në Pustec, ja cila parti kryeson

22:25 : 11/05/2025

Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës

22:18 : 11/05/2025

“Edhe votën e blerë e përfshijnë në sondazhe”, Ndoka: I kisha 3 orë përpara rezultatet e “exit poll”-eve

22:14 : 11/05/2025

“Shqipërisë i ka ikur shansi për rotacion me këtë regjim” – Lubonja: PD do kontestojë zgjedhjet

21:54 : 11/05/2025

KQZ publikon shifrat: Sa është pjesëmarrja e votuesve nga diaspora

21:52 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com