• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Viti gjeopolitik 2016: 15 ngjarjet që kanë ndryshuar skenarin ndërkombëtar

14:39 : 30/12/2016
në BOTA, KRYESORE

15 evenimentet më të rëndësishëm që kanë karakterizuar skenarin gjeopolitik gjatë vitit 2016. Kopertina i është kushtuar dy personaliteteve që kanë ndikuar më shumë mbi evenimente të tilla: Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump dhe Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin.

3 janar: Irani dhe Arabia Saudite ndërpresin marrëdhëniet diplomatike si pasojë e sulmit ndaj ambasadës saudite në Teheran të shkaktuar nga protestat prej ekzekutimit kapital në Riad të liderit shiit Nimr-al-Nimr.

16 janar: Partia Demokratike Progresiste (DPP) fiton zgjedhjet në Tajvan dhe Presidentja Tsai Ing-Ëen bëhet gruaja e parë në pushtet në një vend të gjuhës kineze. Rezultati elektoral është parasëgjithash një humbje e politikës së afrimit me Kinën e promovuar nga Kuomintangu gjatë viteve të fundit.

Lexo edhe:

Dhunoi vëllanë dhe tentoi t’i digjte makinën, arrestohet 40-vjeçari

Sipas një superkompjuteri, kjo është data e saktë kur do të shuhet jeta në Tokë

12 shkurt: Papa Françesku dhe Patriarku i Moskës Kirill takohen zyrtarisht për herë të parë në Havanë për nënshkrimin e një deklarate ekumenike për paqen në Lindjen e Mesme dhe pajtimin midis besimeve kristiane.

22 mars: 3 sulme terroriste trondisin përkohësisht Brukselin, duke shkaktuar 32 të vdekur dhe mbi 250 të plagosur. Operacioni është rivendikuar nga Shteti Islamik dhe është planifikuar nga vetë celula terroriste që kishte përgatitur atentatet parisiane e nëntorit të kaluar.

2 prill: Përplasjet e reja midis forcave të armatosura armene dhe azerbajxhane në Nagorno Karabakh shkaktojnë mbi 190 viktima. Është kriza ushtarake më e keqe midis dy vendeve nga armëpushimi i 1994.

23 qershor: Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar zgjedhin që ta braktisin Bashkimin Europian në një referendim që shikon mbështetësit e Brexit-it të grumbullojnë  51.8% të votave. Megjithatë, Skocia dhe Irlanda e Veriut nxjerrin një afirmim të fortë të zgjedhjes europeiste.

14 korrik: Një terrorist në drejtim të një mauneje përplaset në Nicë me turmën e mbledhur përgjatë Promenade des Anglais me rastin e festës kombëtare, duke shkaktuar 86 viktima. Atentati rivendikohet nga Shteti Islamik.

15 korrik: Sektorë të forcave të armatosura turke tentojnë një grush shteti për të përmbysur Presidentin Erdogan. Qeveria e ruan kontrollin e vendit dhe e shtyp revoltën me spastrime shumë të gjera të niveleve drejtuese të ushtrisë, prokurorisë dhe universitetev. Predikuesi dhe politologu Fethullah Gülen, i mërguar në Shtetet e Bashkuara, është treguar nga qeveritarët si përgjegjës për grushtin e shtetit të dështuar.

31 gusht: Senati brazilian miraton procedimin me aktakuzën dhe largimin nga posti i presidentes për Dilma Rousseff, e akuzuar se kishte falsifikuar deficitin e bilancit vjetor. Funksionet e kreut të shtetit mbulohen nga zëvendësi Michel Telmer.

4 shtator: Vdes në Tashkent Presidenti yzbek Islam Karimov, për pothuajse 3 dekada lideri i vetëm i Yzbekistanit para dhe passovjetik.

3 tetor: Fitore e jo-së në Kolumbi në referendumin për miratimin e marrëveshjeve të nënshkruara me FAERC-un nga Presidenti Santos, të cilit i është dhënë edhe Nobeli për Paqen. Për shkak të votës popullore, marrëveshja më pas do të rishikohet pjesërisht dhe do të miratohet përfundimisht.

8 nëntor: Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Shpërthen debati lidhur me rolin e ardhshëm ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara dhe mbi instrumentat të cilat do të përdorë administrata e re për të ruajtur momentumin unipolar.

25 nëntor: Vdes në Havanë leader máximo i revolucionit kubanez Fidel Castro, në pushtet në ishullin amerikan nga janari 1959 deri në shkurt të 2008.

19 dhjetor: Njëkohësisht me vrasjen e ambasadorit rus në Ankara nga ana e një ish polici, në Berlin një maune merr përpara një treg krishtlindjesh në qendrën e qytetit, duke shkaktuar të paktën 12 viktima. Atentati është rivendikuar nga Shteti Islamik.

22 dhjetor: Komanda e përgjithshme e forcave proqeveritare siriane njofton marrjen përfundimtare të Alepit: rrethimi përfundon vetëm pas mbi 4 vjetësh, me një bilanc prej më shumë se 31000 viktimash dhe shkatërrimin e pjesës më të madhe të qytetit të vjetër mijëravjeçar, pasuri e njerëzimit UNESCO. /Bota.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunoi vëllanë dhe tentoi t’i digjte makinën, arrestohet 40-vjeçari

13:27 : 14/05/2025
NDRYSHE

Sipas një superkompjuteri, kjo është data e saktë kur do të shuhet jeta në Tokë

13:24 : 14/05/2025
AKTUALITET

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

13:06 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përndiqte një vajzë të mitur dhe i merrte para me anë të kërcënimit, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

13:00 : 14/05/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim në Apel sekuestrimin e celularit të Arbër Veliajt

12:48 : 14/05/2025
AKTUALITET

E rëndë në Fier/ 56-vjeçari i jep fund jetës duke konsumuar fotoksinë

12:41 : 14/05/2025
Para

Turqia arreston 30 të dyshuar për lidhje me ISIS-in

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Dhunoi vëllanë dhe tentoi t’i digjte makinën, arrestohet 40-vjeçari

13:27 : 14/05/2025

Sipas një superkompjuteri, kjo është data e saktë kur do të shuhet jeta në Tokë

13:24 : 14/05/2025

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

13:06 : 14/05/2025

Përndiqte një vajzë të mitur dhe i merrte para me anë të kërcënimit, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

13:00 : 14/05/2025

Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim në Apel sekuestrimin e celularit të Arbër Veliajt

12:48 : 14/05/2025

E rëndë në Fier/ 56-vjeçari i jep fund jetës duke konsumuar fotoksinë

12:41 : 14/05/2025

E rëndë! Influencerja nga Meksika vritet teksa ishte live në TikTok/ VIDEO

12:31 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com