Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ka lindur një bebe me peshë afro 6.5 kg.
Lindja e një foshnje me një peshë të tillë përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë në Kosovë.
“Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.