Kryeministri Edi Rama po dëshmon në komisionin hetimor të CEZ që drejtohet nga opozita. Rama tha se qeveria çeke ishte shumë e ngurtë dhe kishte lënë të nënkuptohet dhe veton por pa e përmendur konkretisht. Madje Rama kishte folur dy herë me kryeministrin çek dhe i kishte bërë të çartë se me presion nuk do merrnin asgjë por se pala shqiptare ishte e interesuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me marrëveshje pa shkuar në arbitrazh. Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Komisionit Edmond Spaho për të dëshmuar dhe po pyetet për zgjidhjen e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe çekëve me marrëveshje, duke shmangur arbitrazhin.
Rrethanat imponuan zgjidhjen me mirëkuptim
Edi Rama: “Shpjegimi i ministrit për procesin nga A tek Zh e konfirmoj plotësisht”
Spaho: Po i referohem letrat
Edi Rama: Lexojmë të njëjtët libra dhe kemi pikëpamje të ndryshme
Spaho: Po ligjet duhen respektuar njësoj
Edi Rama: Nëse ju nxirrni konkluzione në pikëpamjet tuaja është e drejtë e juaja
Eduard Shalsi: Pse u synua zgjidhja e marrëveshjes me mirëkuptim dhe nuk u zgjodh cështja e të ndjekurit me procedurë gjyqësore?
Edi Rama: Ishte një situatë tërësisht e komplikuar humbjet ishin mbi 50 % situata financiare ishte ajo që ishte dhe u detyruam të thërrasim zjarrfikësit e FMN-së, dhe BB e FMN kërkonin me këmbëngulje një zgjidhje të shpejtë. Të gjithë rrethanat dhe arsyeetimit privilegjinonin zgjidhjen me mirëkuotim
Rrezikonim një kolaps energjetik e financiar, pa diskutuar faktin se nuk kishim asnjë shans të merrnim asnjë lloj investimi që i morrëm falë kësaj zgjidhje
Edi Rama: Grupi negociator dhe i punës kanë trajtuar me kujdes me të madh të gjitha letrat, mendimet dhe kanë bërë më të mirën për vendin tonë.
Edmond Spaho: Nuk qëndron ajo që thatë ju se nuk shkuat në arbitrazh se pozicioni i palës ishte i dobësuar. Ishte zgjidhja juaj që të mos shkoni
Edi Rama: Pikëpamja prevaluese ishte zgjidhja miqësore e një konflikti ku Shqipëria nuk kishte asnjë shans të fitonte nëse do shkonte në rrugën e çelur nga pala tjetër e cila na kishte ftuar në arenë pasi iku me dhunë nga Shqipëria.
Edmond Spaho: Edhe avokati ndërkombëtar dhe dy firmat ju kanë rekomanduar ta coni në arbitrazh. Sepse kishin të paktën 350 milionë euro detyrime të papaguara dhe dëmi që duhej të pretendonte qeveria shqiptare ishte rreth 1 miliardë euro. Këto i keni me dokumente që i janë vënë në dispozicion qeverisë
Edi Rama: Vendimi u mor i gjithë grupi që ishte ngarkuar të marrë vendimin
Spaho: Gjiknuri tha se morëm vendim politik
Edi Rama: Jeni ju në të drejtën tuaj të përcaktoni gjëndjen ku ndodhej ministri. Konfirmoj cka thënë ministri mbështes atë që është bërë dhe mbroj bindjen se mënyra si u zgjidh konflikti Shqipëria fitoi
Kryeministrit çek ia bëra të qartë s’e hamë presionin
Jorida Tabaku: A është e vërtetë që marrja e statusit u kushtëzua me marrëveshjen
Edi Rama: Është e vërtetë që pala çeke ka pasur pretendime shumë serioze lidhur me qasjen ndaj këtij problemi dhe në prag të marrjes së statusit qeveria ceke e ngriti me zë të lartë.
Jorida Tabaku: Pra marëveshja nuk u negociua por ishte vullnet politik siç tha Gjiknuri
Edi Rama: Është e drejta juaj të dilnin në përfundimin tuaj që është komplet e kundërta me përfundimin tim. Çfarë doni të biem në konsensun me përfundimin tuaj?! Mos fyeni inteligjencën time me përfundimet tuaja.
Jorida Tabaku: Kjo është reciproke
Edi Rama: Ka një ndryshim, unë jam dëshmitari dhe respektoni dëshmitarin
Jorida Tabaku: A ka qenë kusht zgjidhja e marrëveshjes me CEZ për dhënien e statusit
Edi Rama: Është absolutisht e vërtetë dhe nuk mendoj se është për tu çuditur duke parë si funksionin BE, që qeveria çeke ka pasur një pozicion shumë e ngurtë për shkak të kësaj cështje. A do qëndronte qeveria çeke deri në sekondën e fundit këtë nuk e dimë, por ekzistonte mundësia që të përdorte veto. Ashtu sikundër qeveria çeke bënte presion maksimal me idenë që ne ende jo as si kandidatë do kushtëzoheshim nga presioni.
Kam informuar disa nga vendet anëtarët duke e quajtur të papranueshëm presionin e çekisë, dhe ambasadorës ceke i kam bërë të qartë se me presion nuk merrni asgjë.
Ajo që ne duam është marrëveshje me mirëkuptim, por kjo marrëveshje do bëhet pa u lidhur mekonjukturat e tjera. Mund të shkonte drejt vetos në raste se nuk bëhej marrëveshja por mund…
Unë personalisht kam folur dy herë me kryeministri cek, një herë e kam takuar dhe njëherë kam folur në telefon por mua personalisht nuk më është përdorur fjala veto në mënyrë të prerë por më është lënë qartësisht të kuptohet dhe i kam lënë të kuptohet që duam marrëveshje por nuk hamë presionin se ne shqiptarët jemi pak të çuditshëm
Edmond Spaho: Po ju po e thoni për herë të parë
Edi Rama: Blendi Fevziu ‘sma ka bërë këtë pyetje , po ta kishte bërë do i përgjigjesha.
Edi Rama: Nuk mendoj realisht që kushti ka qenë shprehimisht pa fleksibilitet. Në këndvështrimin tim ka qenë presion. Mund të ndodhte që marrëveshja mund të mos bëhej dhe atëherë mund të kishim një fakt, mund të ishte sjellë në mënyrë bllokuese ose jo, ishte në kontekst presioni nga ato që bëhen përditë .
Më herët në këtë Komision ka dëshmuar Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri.
Ndërkohë në komisionin paralel për CEZ të drejtuar nga mazhoranca dhe me tjetër objekt hetimi ka dëshmuar ish-kryeministri Sali Berisha./oranews/