• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Dashuria për Enverin, duket se askush nuk do më lirinë, por “bukë e punë”

08:25 : 29/12/2016
në POLITIKE

Kur një sondazh i OSBE-së bën me dije se pothuaj gjysma e shqiptarëve duan Enver Hoxhën, prof. Sami Repishti, në një intervistë thotë se masa popullore e pazhvilluar ka nevojë për një “prind” që kujdeset; ky “prind” ofron sigurimin e rendit publik me dhunë dhe punësimin e njerëzve si robotë të mekanizuar. Duket pra, se askush nuk do më lirinë, por “bukë e punë”. Profesori, tanimë në të 90-at e tij, në një intervistë të gjatë për “GSH” sjell një analizë të gjatë e brilante, që është (edhe) një këndvështrim psikologjik; as hakmarrës, as subjektiv, si dëshmitar i vuajtjeve e dhimbjeve.

Ka një raport të OSBE që tregon se më shumë se 50% e shqiptarëve e duan Enver Hoxhën. A është shqetësues ky raport?

Repishti: Para së gjithash, më duhet të rrëfej se nuk kam lexue Raportin e OSBE të plotë. Kam lexue pjesë të tij dhe komentet. Asht shqetësues raporti? Po dhe jo! Asht shqetësues sepse “normalisht” nji popullsi, si ajo e Shqipërisë, që ka përjetue 50 vjet diktaturë fashiste, naziste dhe komuniste dhe shtypjet e tyne të paevitueshme për vetë natyrën e çdo diktature, duhej të kishte arrijtë në përfundimin se çdo diktaturë asht e dënueshme apriori nga nji shoqni civile e lirë dhe e edukueme. Në rastin e kundërt, nji shoqni civile që nuk dënon diktaturën asht ose e frikësueme nga persekutimi ose e paedukueme. Këto janë masa popullore të pazhvillueme që nuk kanë aftësi me sigurue nji jetë për vete dhe për familjen, masa që kanë nevojë për nji “prind” që kujdesohet; në rastin tonë nji “pushtet” që i zhvesh nga çdo nismë e lirë, dhe i mobilizon në sherbim të nji kauze që ata nuk kuptojnë, po që pranojnë në heshtje. Sepse, “prindi” ofron sigurimin e rendit publik me dhunë, dhe punësimin e tyne si robotë të mekanizuem.

Me vdekjen e “prindit” kjo aleancë jo e natyrshme thyehet, pushteti eliminohet bashkë me dhunën dhe me të edhe siguria e rendit e ajo e punësimit si skllav. Të trajtuem si “fëmijë”, këto masa popullore nuk janë në gjendje me u kujdesue për vehte, mbeten si të thuesh “jetimë” dhe të papërgatitun me përballue sfidën e “qytetarit të lirë”, në nji “vend të lirë” e me gjetë kurajon e nevojshme për nisma private që sigurojnë mbijetesën.

“Pushteti” i ri që zëvendson nuk luen rolin e “prindit” dhe kufizohet me sigurue nji ambient të përshtatshëm në të cilin “qytetarët” e lirë gjejnë nji zgjidhje të problemit të sigurisë e të rendit, dhe “punësim” simbas aftësive personale. Kur ky “pushtet” i ri dështon në misionin e vet, krijohet kaosi social e shgënjimi i qytetarëve. Shumë qytetarë humbin shpresën për nji jetë ma të mirë. Problemi i bukës së përditëshme merr nji randësi kryesore, dhe liritë themelore të individit dhe ato të qytetarit humbin peshën e tyne specifike. “Duam bukë! Duam punë!” bahet slogani i ditës. Kthimi në botën e “së kaluemes” paraqitet si nji zgjidhje; fatkeqsisht, kjo zgjidhje asht në esencë imorale sepse aprovon krimet politike të pushtetit të kaluem, pranon nënshtrimin e plotë të qytetarëve të lirë, pranon jetën e nji roboti mekanik, pa mend e pa zemër.

Lexo edhe:

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

Kam përshtypjen që nji zhvillim i këtill politik e social ka ngja në Shqipëri! Për rastin e afër 100.000 ish anëtarëve dhe kandidatëve të ish PKSH/PPSH mund të spjegohet me thanjen e shkrimtarit Georges Sanders: “Kam njohë individë që kanë fillue me idenë ‘me ndreqë botën’, dhe që kanë kuptue se bota nuk ndreqet…Bota refuzon me marrë formën që dëshirojmë, ku ‘unë asht qendra e universit; atëherë unë urrej të gjithë botën”. Kjo asht psikologjia e diktaturës së dështueme dhe diktatorit maniak- që eventualisht përfundojnë në klubin e fundërrinave të historisë. Këto “fundërrina” që kanë humbë gjithçka synojnë krijimin e kaosit që dëshmojmë edhe në Shqipëri.

Asht shqetësues Raporti? Jo! Ai asht përfundimi i nji sondazhi të kryem nga nji institucion serioz, dhe që ne shqiptarët duhet të respektojmë, dhe të përfitojmë nga eksperienca që na ofrohet. Raporti asht nji kumbonë alarmi që duhet të ndigjohet nga të gjithë ne. Ka ardhë koha të shohim ngjarje, akte, individë në vendin tonë me nji sy objektiv. Mjaft me folklore, mjafton me nënshtrimin e historiografisë sonë çapkënllëqeve të sundimtarit. Jemi në fazën e “kohës së pastrimeve”, nji nevojë e domosdoshme për korrigjime “mitesh” e zbulime “faktesh” që akoma randojnë me peshën e tyne negative. Natyrisht, kujtesa e jonë asht shpesh herë selektive, prandej relative dhe e kufizueme, dhe faktet historike, sado kokëforta që të jenë, mund të kundërshtohen. Shkrimi i historisë ka dy parime themelore: faktet e rregjistrueme (dokumentacioni) dhe konteksti i aktit historik. E para, na jep konfirmimin e ekzistencës së “faktit” dhe eliminon “shpifjen”, kaq e shpeshtë në historinë tonë. E dyta, trajton subjektin (faktin historik) në kohën dhe hapësinën kur dhe ku “fakti” ka ngjarë. Si shembull:

Në parathanjen e “Historia e Skenderbeut (1947), Imzot Fan S. Noli shkruen se çdo personalitet në histori kalon nepër tri faza: e para, glorifikimi i tij, e dyta, asgjasimi tij, e treta, rivlerësimi i tij. Nji teori e këtill nuk përjashton as edhe diktatorin stalinist të formës ma të keqe, Enver Hoxha. Kam përshtypjen se kjo fazë e tretë po çfaqet sot në Shqipëri./GSH

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025
AKTUALITET

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025
AKTUALITET

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025
SHENDETI

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025
AKTUALITET

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025
Para

Digjet automjeti i punonjësit të SHISH në Elbasan

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com