Një familje amerikane ndaloi në një dyqan për të përdorur me shpejtësi tualetin teksa ishte duke kaluar në qytetin e Maryland. Ndalesa kishte si qëllim të merrnin disa sanduiçe dhe për t`u nisur menjëherë për rrugë.
Gjatë ndalesës që zgjati fare pak, ata blenë si për inerci edhe disa bileta lotarie, të cilat as nuk i kontrolluan më. CNN shkruan se vetëm një javë më vonë u ra mendja të kontrollonin numrat. Nuk mund t’u besonin syve.
Ishte praktikisht një rrufe në qiell të hapur pasi kishin fituar plot 2 milionë dollarë! Nga numrat e tërhequr, kishin goditur në kokë 5 prej tyre me përjashtim të njërit, i cili do t`u kishte sjellë një shpërblim edhe më të madh.
Numrat e fatit për familjen që nuk identifikohet ishin: 1, 4, 11, 59 dhe 67. Edhe pse nuk e fituan të gjithë shumën e Poëerball, familja fatlume ishte mëse e kënaqur me 2 milionë dollarë që… u ranë kaq papritur nga qielli!
“Nuk mund ta besoja që kishim të gjithë numrat përveç Poëerball” – tha nëna për Maryland Lottery. “Më duhej të shkarkoja aplikacionin në mënyrë që të skanoja biletën për ta ditur me siguri.”
Kur burri i saj erdhi në shtëpi, ajo tha se e përshëndeti me shumë britma.
“Më është dashur të shikoj biletën disa herë. Është e mahnitshme që ne nuk kishim vetëm një numër.”
Çifti ka tre fëmijë. Ata planifikojnë të përdorin fitimet e tyre për të shlyer borxhet dhe për të rritur kursimet.