Në lidhje të drejtëpërdrejtë me edicionin e pasdites në Syri Tv, mjeku epidemiolog, Fabian Cenko, u shpreh se varianti ‘Delta’ në Shqipëri ka qarkulluar përpara se të merrnin përgjigjet pozitive nga laboratorët e referencës në Gjermani.
‘Natyrisht që kjo rritje rastesh e cila duket sikur është e menjëhershme, por gjithsesi ka një llogjikë epidemiologjike të lidhur edhe me vetë karakteristikën e virusit.
Gjithsesi ne tani jemi prej një jave te pozitiviteti i testeve, pra përqinja e rasteve poztive është midis nga 5-8 përqind.
Ndërkohë që kur rastet ishin deri para pak javësh më pak se 10 ky pozitivitet prej gati 2-3 muajsh ishte në shifrat e 1 për qind.
Pra kemi një rritje rastesh, që në një farë mënyre unë do të thoja që tipari i parë që lidhet me këtë trend të këtyre dy-tre javë të fundit, dhe unë besoj që ky trend raport me numrin e rasteve të reja do të duhet të vazhdojë.
Arsyeja e parë lidhet me karakteristikat e variantit në fjalë që është bërë dominues në pothuajse në të gjithë vendet ku ka qarkulluar prej disa javësh dhe ka arritur të dominojë të gjithë variantet e tjera.
Përtej këtij varianti që ka shkallën e lartë të transmetueshmërisë do jenë edhe arsye të tjera që do jenë masat mbrojtëse, që në këto dy-tre muajt e fundit janë konsideruar gjithmonë e më pak të rëndësishme.
Qarkullimi i madh i njerëzve brenda dhe jashtë Shqipërisë, në kuadër të sezonit të verës, këto faktorë dhe të tjera dhe vetë dinamika e pandemisë në rajon, janë tiparet sekondare që kanë shpejtuar nivelin ku jemi sot.
Unë mund të konfirmoj që varianti Delta ka qënë prezent në Shqipëri shumë përpara se të konfirmohet nga përgjigjet e laboratorëve të referenvës në Gjermani.
Një arsye indirekte e kësaj lidhet me faktin se në ditët në vijim totaliteti i rasteve të dërguara në këtë laborator konfirmonin variantin ‘Delta’.
Kjo tregon që ky variant që u kap, qakullonte prej kohësh në Shqipëri dhe po të konsiderojmë edhe dinamikën se si ky variant arriti që brenda disa muajsh të kthehej në variantin dominant në Angli në fillim por edhe ne Amerikë, tregon se si në popullatën tonë të vogël, me qarkullimin e njerëzve, turistëve dhe më masat e distancimit që janë konsideruar dytësore, nga ana epidemilogjike nuk është për tu habitur që është rritur.